Ku në Europë njerëzit kanë më shumë para për të shpenzuar? Si pozicionohet Shqipëria
Dy të tretat e vendeve më të pasura në botë në botë janë në Europë, sipas Indeksit të Prosperitetit Legatum 2023, megjithatë pabarazia e të ardhurave është e përhapur në të gjithë kontinentin e vjetër. Të ardhurat mesatare të familjes të lënë mënjanë për shpenzime dhe kursime ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme, jo vetëm midis vendeve anëtare të BE-së, por edhe vendeve të tjera europiane.
Duket se ka një ndarje të qartë gjeografike: Nivelet më të larta të të ardhurave mesatare të disponueshme janë regjistruar në vendet perëndimore dhe nordike, ndërsa nivelet janë më të ulëta në shumicën e shteteve jugore dhe lindore. Qasja në mallra dhe shërbime në një vend varet kryesisht nga shpërndarja e të ardhurave, e cila ndryshon shumë, duke shkaktuar pabarazi. Mund të jetë e vështirë të krahasohen me saktësi nivelet e të ardhurave të disponueshme të vendeve për shkak të regjimeve të ndryshme tatimore dhe niveleve të çmimeve.
Megjithatë, një mënyrë për të matur dhe krahasuar dallimet është duke parë të ardhurat mesatare të disponueshme të ekuivalizuara për banor në standardin e fuqisë blerëse (PPS) në çdo vend, gjë që jep një ide të standardeve të jetesës.
Të ardhurat e disponueshme të familjeve janë ato që familjet kanë në dispozicion për të shpenzuar dhe kursyer pas taksave dhe transfertave, siç përcaktohet nga Eurostat, zyra statistikore e BE-së. Këto të ardhura janë të 'ekuivalizuara' - të rregulluara për madhësinë dhe përbërjen e familjes për t'i bërë ato të krahasueshme në të gjitha familjet.
Ndërkohë PPS ndihmon që çmimet të jenë të krahasueshme midis vendeve. Është një lloj monedhe artificiale që heq diferencat e nivelit të çmimeve, duke e bërë një PPS të vetme në gjendje të blejë të njëjtin mall ose shërbim në çdo vend. Me këtë në mendje, cilat vende kanë të ardhurat më të larta dhe më të ulëta të disponueshme në Europë? Dhe sa e përhapur është pabarazia e të ardhurave?
Në vitin 2022, të ardhurat mesatare të disponueshme për banor në BE varionin nga 9,671 PPS në Bullgari në 33,214 PPS në Luksemburg. Mesatarja e BE-së ishte 18,706 PPS për banor. Kur përfshihet Zona Europiane e Tregtisë së Lirë (EFTA) dhe vendet kandidate për në BE, Luksemburgu u pasua nga Norvegjia (27,090 PPS) dhe Zvicra (26,389 PPS). Kjo shifër ishte gjithashtu pak mbi 25,000 PPS në Holandë dhe Austri.
Pabarazia e të ardhurave: Të ardhura mesatare të disponueshme të ekuivalizuara për banor (2022)
Standardi i fuqisë blerëse (PPS)
Burimi: Eurostat&ONS • (*2021, **2020, ^2018)
Ndarja mes Katërshes së të Mëdhenjve
Duke parë katër vendet më të populluara të BE-së, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mbi mesataren e BE-së në Gjermani (23,197 PPS) dhe Francë (20,575 PPS), ndërsa ishte më e ulët në Itali (18,472 PPS) dhe Spanjë (17,254 PPS). Kroacia, vendi i fundit që iu bashkua BE-së, kishte të ardhura mesatare më të larta se gjashtë vende të BE-së.
Pabarazia e të ardhurave: Të ardhura mesatare të disponueshme të ekuivalizuara për banor (2022)
Standardi i fuqisë blerëse (PPS)
Euro (euro)
Siç shihet në hartën e mësipërme, vendet e Europës Perëndimore dhe Nordike raportuan nivelet më të larta të të ardhurave mesatare të disponueshme, ndërsa shumica e shteteve jugore dhe lindore kishin nivele më të ulëta.
Vendet kandidate kishin të ardhurat më të ulëta
Vendet kandidate për në BE kishin të ardhurat mesatare më të ulëta të disponueshme në listë. Shqipëria (4,385 PPS) u rendit në fund, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (5,988 PPS) dhe Turqia (6,210 PPS).
Pabarazia në të ardhura thellohet
Kur merren parasysh të ardhurat në euro në krahasim me PPS, nivelet e pabarazisë së të ardhurave në të gjithë Europën duken veçanërisht të zymta. Gama e të ardhurave mesatare të disponueshme për banor varionte nga 5,378 euro në Bullgari në 45,310 euro në Luksemburg në BE në vitin 2022. Të ardhurat mesatare të disponueshme për BE-në në tërësi ishin 19,083 euro.
Shifra ishte më e lartë se 35,000 euro në pesë vende, përkatësisht në Zvicër (44,753 euro), Islandë (39,918 euro), Norvegji (39,206 euro) dhe MB (37,934 euro), përveç Luksemburgut. Ai ishte 25,000 euro në Gjermani dhe 23,053 euro në Francë. Ndoshta çuditërisht, të ardhurat mesatare të disponueshme në euro ishin dukshëm më të ulëta në vendet kandidate për në BE: 3,000 euro në Shqipëri, Turqi dhe Maqedoninë e Veriut.
Të ardhurat mesatare të disponueshme ranë vetëm në Turqi
Turqia ishte i vetmi vend që pa të ardhurat e saj mesatare të disponueshme në rënie - konkretisht me 27%, ose 1,000 euro. Kur shikojmë ndryshimet në euro dhe jo në përqindje, Luksemburgu (8,995 euro) shënoi rritjen më të lartë, i ndjekur nga Irlanda (6,181 euro) dhe Holanda (5,976 euro). Rritja mesatare në BE ishte 2,802 euro, ndërsa në Gjermani u rrit me 3,080 euro dhe në Francë 1,093 euro.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

E vërteta pas marrëveshjes buxhetore prej 64.6 miliardë euro të rënë dakord nga liderët e BE-së!
Marrëveshja ishte për muaj të tërë objekt i pazareve të ashpra midis shteteve anëtare, secili prej të cilëve, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme për......

Cili është përfitimi nga ullishtet me qira? - Rrapaj: Rritja e interesit për vaj, shton të ardhurat për fermerët
Mungesa e fuqisë punëtore, emigrimi dhe lënia e ullishteve në dorë të të moshuarve, ka bërë që një pjesë e mirë e parcelave të dalin në tregun e qirave. Në......

2023, shqiptarët paguan 38 milionë euro për sigurimin e pronave - Portofoli i mbrojtjes nga zjarri dhe forcat e natyrës shënoi rritje prej 15.73%
Sigurimi vullnetar i pasurive të paluajtshme është një prej zërave me rritjen më të shpejtë në tregun e sigurimeve për vitin e shkuar. Primet e sigurimit......

Sa të mbrojtur janë bizneset nga hakeruesit? - Ekspertët: Shumë hapa pas qeverisë për sigurinë kibernetike
Sulmet kibernetike kanë qenë kryefjalë e diskutimeve në Shqipër edhe pas sulmit të ndodhur në INSTAT. E pas kësaj, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin......

Përdorimi i ujit të Parkut të Vjosës - Shkencëtarët: Duhen vlerësime serioze përpara zbatimit të projekteve
Shkencëtarët dhe organizatat e shoqërisë civile kërkojnë ndërmarrjen e vlerësimeve të duhura, përpara shfrytëzimit të ujit të lumit të Shushicës, për projektin......

Nafta ruse, nga Turqia te ushtria amerikane - Nga Dertiol, në një rafineri greke dhe prej andej në anijet luftarake amerikane
Roli ndërmjetësues i Turqisë, e cila e ka bërë më të lehtë për Moskën të nxjerrë të ardhura nga eksportet e hidrokarbureve duke anashkaluar sanksionet......

Çmimet e metaleve elektromotor po bien - Shitjet zhgënjyese të automjeteve elektrike ngadalësojnë ritmin e tyre
Në fillim të dekadës, kishte shumë entuziazëm për metalet e nevojshme për tranzicionin e energjisë, pasi prodhuesit e automjeteve nga Tesla në Volkswagen dhe......

Apple dhe Meta, fitime rekord në 2023 - Shitjet e pajisjeve Apple ishin përtej pritshmërive
Meta Platforms, disa ditë përpara 20 vjetorit të rrjetit social kryesor Facebook, ndërsa raportoi të ardhura që tejkaluan pritshmëritë si rezultat i shitjeve......