Europa Postuar më 5 Shkurt 2024, 10:44

Rritet sërish inflacioni në Turqi, 65% në janar - Guvernatori i ri: Jemi gati për të vepruar!

Nga SCAN TV
Rritet sërish inflacioni në Turqi, 65% në janar - Guvernatori i

Inflacioni i Turqisë në janar regjistroi rritjen më të madhe që nga gushti, një zhvillim që mund të testojë vendosmërinë e bankës qendrore për të zbutur shpejt inflacionin pas përfundimit të ciklit shtrëngues muajin e kaluar. Politikëbërësit deklaruan fundin e ciklit shtrëngues muajin e kaluar, por largimi i befasishëm i guvernatores Hafiz Gage Erkan e bën të pasigurt rrjedhën e mëtejshme të politikës monetare. Fatih Karahan, zëvendësguvernatori i zgjedhur për ta zëvendësuar atë, tha se banka qendrore do të ishte gati të vepronte nëse perspektiva e inflacionit përkeqësohej.

Mes një rritje të mprehtë të pagës minimale dhe reformave tatimore të qeverisë, rritja e çmimeve në janar u përshpejtua në 6.7 % nga muaji i kaluar, pas pesë rëniesh mujore radhazi. Inflacioni në bazë vjetore u rrit lehtë në 64.9% nga 64.8% në dhjetor.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë, duke marrë parasysh mesataret 12-mujore të janarit, çmimet e konsumit u rritën me 54.72 % dhe çmimet e prodhimit vendas u rritën me 47.35 %. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit Vendor tregoi një rritje vjetore prej 65.03 % në miniera dhe gurore, një rritje prej 53.8 % në prodhim, një rritje prej 66.35 % në furnizimin me ujë dhe një rënie prej 32 % në prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike dhe gazit.

Ndërsa rritjen më të lartë në janar e ka pasur grupi i restoranteve dhe hoteleve me 92.27 %. Ndër grupet kryesore të shpenzimeve të përfshira në Indeksin e Çmimeve të Konsumit - IÇK, rritja më e lartë vjetore në muajin janar ishte në grupin e restoranteve dhe hoteleve me 92.27 %.

Sa i përket grupeve kryesore të shpenzimeve, grupi kryesor që shënoi rënien më të madhe në janar krahasuar me muajin paraardhës ishte veshja dhe këpucët me 1.61%. Grupi kryesor me rritjen më të lartë mujore në janar ishte shëndetësia, me 17.68 %.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Bota 4 Shkurt

Si do të jetë familja e së ardhmes?

Njësia familjare konsiderohet botërisht si qeliza bazë e shoqërisë njerëzore, e domosdoshme për prosperitetin e saj. Ashtu si konteksti social, megjithatë,......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat