Çfarë përmban marrëveshja për pensionet me Italinë? - Përfitues rreth 500 mijë emigrantë shqiptarë në shtetin fqinj

Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore. Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, që pritet të përfitojnë nga njohja e sistemit të pensioneve mes dy shteteve, Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani dhe ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.
Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve.
Pas firmosjes, marrëveshja para se të hyjë në fuqi duhet të kalojë për ratifikim në Kuvendet respektive. Shqipëria ka nënshkruar rreth 15 marrëveshja për njohjen e sigurimeve, duke filluar me Turqinë, në vitin 2005,e duke vijuar me një numër shtetesh të tjera si me Kosovën, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Gjermaninë, etj.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, janë rreth 50.000 ndërmarrje me NIPT italian, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri dhe që paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, të cilët do të përfitojnë nga kjo marrëveshje.
Alida Lula/ SCAN
Sondazh

Rritet sërish inflacioni në Turqi, 65% në janar - Guvernatori i ri: Jemi gati për të vepruar!
Inflacioni i Turqisë në janar regjistroi rritjen më të madhe që nga gushti, një zhvillim që mund të testojë vendosmërinë e bankës qendrore për të zbutur shpejt......

Pronarët e SUV do paguajnë 18 euro për parkim - Parisi trefishon tarifat. Objektivi, transformimi në qytet biçikletash
Parizienët votuan në një referendum të dielën në favor të nënshtrimit të pronarëve të automjeteve SUV ndaj një rritjeje të trefishtë të tarifave të parkimit,......

Kina prezanton “Smart Dragon” - Raketa mund të dërgojë ngarkesa në hapësirë me çmime konkurruese
Kina ka lançuar në hapësirë raketën e saj të re. Jielong-3, ose Smart Dragon-3, u ngrit nga një platformë lundruese pranë bregut të Yangjiang në provincën......

Inteligjenca artificiale kërcënon “jakat e bardha” - Ndikimi më i madh i saj do të jetë në banka dhe teknologji
Një gjeneratë e re e inteligjencës artificiale është gati të përmbysë supozimet e vjetra rreth teknologjisë. Për vite me radhë, njerëzit që punonin në magazina......

5.5 miliardë euro nga “vizat e arta” në Greqi - 99% e investitorëve blejnë prona që të marrin leje qëndrimi në vend
Një total prej 5.54 miliardë eurosh vlerësohet të jenë ‘derdhur’ në tregun e pasurive të paluajtshme dhe në ekonomi në përgjithësi përmes programit "viza e......

Balluku dhe Kumbaro inspektojnë punimet në aksin Berat-Ballaban: Nxit zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit!
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Ballaban-Berat po ecin me ritme të shpejta. Në të gjithë gjatësinë e lotit numër 3 është hapur traseja dhe po vijon puna......

Si do të jetë familja e së ardhmes?
Njësia familjare konsiderohet botërisht si qeliza bazë e shoqërisë njerëzore, e domosdoshme për prosperitetin e saj. Ashtu si konteksti social, megjithatë,......

Shefja e Bankës Qendrore turke jep dorëheqjen!
Guvernatorja e bankës qendrore të Turqisë, Hafize Gaye Erkan dha dorëheqjen të premten, duke përmendur nevojën për të mbrojtur familjen e saj dhe cituar një......