Euro prek një minimum të ri ndaj lekut - Oferta e lartë e valutave në treg përkon edhe me një sezon të mbarë turistik

Monedha e përbashkët europiane ka rinisur zhvlerësimin e shpejtë ndaj lekut, duke regjistruar një minimum të ri historik. Mesditën e së martës, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 104,85 lekë që është një zhvlerësim rekord i vlerës që prej janarit 2002 kur kjo monedhë u hodh në treg. Ndërkohë, gjatë një viti euro është zhvlerësuar me 14 lekë.
Të njëjtën tendencë duket se po ndjek edhe dollari amerikan, ku të martën në mesditë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë u këmbye me 96,18 lekë. Gjatë një viti kalendarik kartëmonedha e gjelbër është zhvlerësuar me gati 19 lekë.
Rënia e dy valutave kryesore botërore kundrejt lekut është pasqyruar ndjeshëm edhe në tregun e lirë, ku në orët e mesditës euro u ble me 104 lekë dhe dollari me 95,2 lekë.
Oferta e lartë në treg, çka përkon edhe me një sezon të mbarë turistik, duket se është faktori kryesor në forcimin e monedhës sonë kombëtare. Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, gjatë majit numri i shtetasve të huaj që hynë në territorin shqiptar ishte rreth 17% më I lartë krahasuar me një vit më parë. Ndërsa, si pesëmujor 42,5% më I lartë.
Por, këto shifra janë të destinuara në rritje të mëtejshme edhe gjatë periudhës qershor, korrik, gusht, që është edhe piku I sezonit turistik, çka rrjedhimisht mund të çojë në vlera edhe më të ulëta të valutave kryesore ndaj lekut.
Në daljen e saj për mediat, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, theksoi se rritja e investimet të huaja direkte, remitancat dhe turizmi janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në ecurinë e kursit të këmbimit.
Ndërkohë, kompanitë eksportuese po vijojnë të penalizohen gjithnjë e më shumë në zhvlerësimi I euros dhe dollarit amerikan. Për të ndihmuar këtë kategori, qeveria ka vendosur që tatimpaguesit eksportues, të cilët në vitin 2022 kanë eksportuar jo më pak se 70% të vlerës së përgjithshme të shitjeve, përfshirë eksportet, nuk do të paguajnë këstet që parapaguhen në muajt qershor, shtator dhe dhjetor të vitit 2023 si dhe do të reduktohen afatet për rimbursimin e TVSH-së. Por sipas kompanive, kjo ndërhyrje nuk është e mjaftueshme për të zgjidhur situatën.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Si do të menaxhohen kreditë shtetërore të pakthyera? - Miratohen ndryshimet në ligj. Funksionet e agjencisë së re
Projektligji “Për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera” ka për objekt përcaktimin e rregullave për menaxhimin e kredive shtetërore dhe se......

“0 taksë për ndërtimet bujqësore dhe blegtorale” - Çfarë ndryshimesh parashikon projektligji “Për sistemin e taksave vendore”?
“Ndërhyrje e vonuar”, është cilësuar ndyshimi i ligjit “Për sistemin e taksave vendore” i cili u votua në Komisionin e Ekonomisë. Diskutimet ishin në kuadër të......

Miratohet kredia 35 milion euro për energjinë - Bejtja: Përmirësim rrjetit të shpërndarjes nga Laçi në Vermosh
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar kredinë prej 35 mln euro, që do të shkojë për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes të energjisë......

Sa kushton rritja e pagave për administratën dhe ligjvënësit? - Ibrahimaj: Heqim favorizimet për disa sektorë, ndryshon taksa e pasurisë
E gjithë reforma e rritjes së pagave e nisur këtë vit dhe që do të vijojë në vitin 2024, do ti kushtojë buxhetit të shtetit 39 miliardë lekë në vit. Ministrja......

2.2 miliard lekë për rrugën Berat-Ballaban / ARRSH firmos kontratën për segmentin me gjatësi 16 km. Punimet zgjatin 2 vjet
Ndërtimi i lotit 3 të rrugës Berat – Ballaban do të kushtojë 2.2 mld lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratën me kompaninë Albavia, që është......

Shesim më shumë sesa blejmë me SHBA - 13 miliard lekë eksporte. Giza & çeliku, bimët medicinale dhe fasonët gjejnë treg të ri
Veç retorikës apo politikës së jashtme, marrëdhëniet mes dy vendeve përcaktohen më mirë nëpërmjet shifrave. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej......

Të pasurohesh nuk është më ‘ëndrra amerikane’ – Sondazhi: Ja se si njerëzit e përcaktojnë suksesin në vend të kësaj
“Ëndrra Amerikane” prej kohësh barazohet me arritjet ekonomike dhe pasurinë. Por këto ditë, mes niveleve të larta të inflacionit dhe borxhit të......

Ministrja Krifca në CIHEAM: Laboratori “Food4Health”, mbështetje fermerëve dhe prodhuesve të vegjël dhe të mesëm
Zbatimi i projektit ndërkufitar Shqipëri, Itali, Mali i Zi, “Food4Health”, i financuar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Instrumentit të Asistencës Financiare......