Sa kushton rritja e pagave për administratën dhe ligjvënësit? - Ibrahimaj: Heqim favorizimet për disa sektorë, ndryshon taksa e pasurisë

E gjithë reforma e rritjes së pagave e nisur këtë vit dhe që do të vijojë në vitin 2024, do ti kushtojë buxhetit të shtetit 39 miliardë lekë në vit. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj e pyetur nga SCAN TV, bëri me dije efektet në buxhet të kësaj reforme, që për 2023-shin ishte 11 miliardë lekë duke qenë se rritja hyri në fuqi në muajin Prill.
E pyetur nëse rritja e pagave të kompensohet me ndryshim taksash për bizneset dhe qytetarët, Ministrja theksoi se do të hiqen favorizimet për disa sektorë si dhe do të hyjë në fuqi metodologjia e re për vjeljen e taksë së pasurisë, e cila do të jetë sipas vlerës së tregut.
Ministrja E financave bëri një pasqyrë të ecurisë së ekonomisë në 5 mujor, ndërsa theksoi se i qëndron pritshmërisë për rritjen ekonomike në 3.7 për qind të PBB duke marrë parasysh ecurinë pozitive të disa sektorëve të ekonomisë, siç është truizmi, ndërtimi, etj.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

2.2 miliard lekë për rrugën Berat-Ballaban / ARRSH firmos kontratën për segmentin me gjatësi 16 km. Punimet zgjatin 2 vjet
Ndërtimi i lotit 3 të rrugës Berat – Ballaban do të kushtojë 2.2 mld lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratën me kompaninë Albavia, që është......

Shesim më shumë sesa blejmë me SHBA - 13 miliard lekë eksporte. Giza & çeliku, bimët medicinale dhe fasonët gjejnë treg të ri
Veç retorikës apo politikës së jashtme, marrëdhëniet mes dy vendeve përcaktohen më mirë nëpërmjet shifrave. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej......

Të pasurohesh nuk është më ‘ëndrra amerikane’ – Sondazhi: Ja se si njerëzit e përcaktojnë suksesin në vend të kësaj
“Ëndrra Amerikane” prej kohësh barazohet me arritjet ekonomike dhe pasurinë. Por këto ditë, mes niveleve të larta të inflacionit dhe borxhit të......

Ministrja Krifca në CIHEAM: Laboratori “Food4Health”, mbështetje fermerëve dhe prodhuesve të vegjël dhe të mesëm
Zbatimi i projektit ndërkufitar Shqipëri, Itali, Mali i Zi, “Food4Health”, i financuar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Instrumentit të Asistencës Financiare......

Europa blen gjashtë kompjuterë kuantikë - Ata mund kryejnë detyra që superkompjuterët klasikë përpiqen t'i zgjidhin
Europa është një hap më afër kompjuterit kuantik premtues me nënshkrimin – në emër të EuroHPC JC – të marrëveshjeve të pritjes për gjashtë kompjuterë kuantikë......

25% e gjermanëve nuk shkojnë me pushime këtë verë - Një në katër nuk mund të përballojnë as shpenzimet e një jave
Edhe në Gjermaninë e begatë janë të shumtë ata që këtë verë nuk kanë para për të shijuar qoftë edhe një javë pushim. Përqindja e saktë nuk është e qartë. Sipas......

Rezervat valutore 3 trilionë dollarë që fsheh Pekini - Roli i tyre në Rrugën e Mëndafshit dhe kërcënimi për ekonominë ndërkombëtare
E njohur për suficitet e saj të paimagjinueshme tregtare, por edhe për rezervat marramendëse të këmbimit valutor, si dhe për borxhin e madh amerikan që mban,......

“Threads”, aplikacioni që do të zhdukë Twitter - Platforma e re shfrytëzon momentin e dobësisë së rrjetit të Musk
Quhet Threads dhe po ta mendosh mirë është një emër banal. Por, përkundrazi nënkupton një plan specifik: të dëmtojë shumë Twitter, duke përfituar nga gjendja e......