Ministrja Krifca në CIHEAM: Laboratori “Food4Health”, mbështetje fermerëve dhe prodhuesve të vegjël dhe të mesëm

Zbatimi i projektit ndërkufitar Shqipëri, Itali, Mali i Zi, “Food4Health”, i financuar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Instrumentit të Asistencës Financiare të Bashkëpunimit (Interreg), pritet të nxisë përmirësimin e zinxhirit të vlerës për produktet tipike lokale.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, njëherazi Presidente e CIHEAM, në vizitën zyrtare që po zhvillon në Itali, gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të CIHEAM, u ndal edhe në Tricase, në Qendrën e Institutit Agronomik Mesdhetar (CIHEAM), me të cilët dhe në bashkëpunim me rajonin e Puglias, rajonin e Molises, po zbatohet ky projekt.
Bashkë me përfaqësues nga Mali i Zi, autoritete të rajonit të Pulias, Molise dhe delegacionin shqiptar që e shoqëron, ministrja Krifca vizitoi laboratorin e komunitetit “FOOD4HEALTH”, në Tricase, i ndërtuar si nismë e projektit “Interreg”, me qëllim transmetimin e teknologjive për përpunimin e produkteve të fermerëve të vegjël dhe peshkatarëve, të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare.
“Pata mundësinë të shikoj nga afër implementimin e aktiviteteve që po ndërmerren në kuadër të qasjes së përbashkët rajonale për zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale. Me partnerët italianë dhe ata nga Mali i Zi, shkëmbyem eksperiencat e deritanishme, të cilat kanë si synim mbështetjen e fermerëve dhe prodhuesve të vegjël dhe të mesëm”, tha Krifca.
Përmes këtij projekti, vijoi ministrja, nxitet përmirësimi i zinxhirit të vlerës për produktet tipike lokale, duke i mbështetur ata në rritjen e konkurrueshmërisë dhe gjetjen e tregjeve të reja.
Projekti ndërkufitar “Food4Health”, mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi, i financuar nga BE nëpërmjet Instrumentit të Asistencës Financiare të Bashkëpunimit (Interreg), mbështet fermerët e vegjël për më shumë akses në tregje me produktet tipike lokale, që gjenerojnë ekonominë rurale.
Ministrja Krifca gjatë vizitës në laboratorin e Tricases, i cili i shërben komunitetit lokal dhe bizneseve të zonës, tha se, “shembuj të tillë të suksesshëm po zbatojmë edhe në Shqipëri, në QTTB-në e Vlorës dhe Korçës për përpunimin e peshkut dhe frutave”.
Ministrja informoi se, po shkon drejt përfundimit puna për ngritjen e inkubatorit të përpunimit të frutave në Korçë dhe atij të përpunimit të peshkut në Vlorë, si pjesë e projektit “Food4Health”.
Në inkubatorin e Korçës do të përpunohen prodhimet autoktone të zonës: mollë, qershi dhe kumbull, 3 nga llojet e frutave që kultivohen masivisht nga fermerët e Qarkut Korçë. Ndërsa inkubatori i Vlorës i vjen në ndihmë peshkatarëve të vegjël për përpunimin e peshkut. Me këto investime qeveria shqiptare synon mbështetjen e fermerëve të vegjël, zhvillimin e zinxhirit ushqimor dhe përmirësimin e cilësisë së produktit sipas standradeve më të mira, që kërkon tregu.
Ngritja e dy inkubatorëve është pjesë e një projekti ndërkufitar, i cili vjen si një bashkëpunim i ri, me qëllim që t’i japë më shumë vlerë prodhimit autokton.
Në to do të përpunohen për t’u kthyer në reçel, frutat e cilësisë së dytë e të tretë, të cilat nuk kanë mundësi të dalin në treg apo të grumbullohen në frigoriferë dhe e njëjta gjë edhe për peshkun në Vlorë.
Produkti final nga këto inkubatorë do të jetë i certitifikuar sipas standardeve të BE-së, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së produktit shqiptar në tregun vendas dhe atë të eksportit.
Sipas agjendës së aktiviteteve, vizita zyrtare e ministres Krifca në Itali, po vijon me një takim me kryetarin e bashkisë së Tricase-s, Antonio De Donno, të cilin e falenderoi për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar në realizimin me sukses të këtij projekti, ku Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është partner drejtues.
SCAN
Sondazh

Europa blen gjashtë kompjuterë kuantikë - Ata mund kryejnë detyra që superkompjuterët klasikë përpiqen t'i zgjidhin
Europa është një hap më afër kompjuterit kuantik premtues me nënshkrimin – në emër të EuroHPC JC – të marrëveshjeve të pritjes për gjashtë kompjuterë kuantikë......

25% e gjermanëve nuk shkojnë me pushime këtë verë - Një në katër nuk mund të përballojnë as shpenzimet e një jave
Edhe në Gjermaninë e begatë janë të shumtë ata që këtë verë nuk kanë para për të shijuar qoftë edhe një javë pushim. Përqindja e saktë nuk është e qartë. Sipas......

Rezervat valutore 3 trilionë dollarë që fsheh Pekini - Roli i tyre në Rrugën e Mëndafshit dhe kërcënimi për ekonominë ndërkombëtare
E njohur për suficitet e saj të paimagjinueshme tregtare, por edhe për rezervat marramendëse të këmbimit valutor, si dhe për borxhin e madh amerikan që mban,......

“Threads”, aplikacioni që do të zhdukë Twitter - Platforma e re shfrytëzon momentin e dobësisë së rrjetit të Musk
Quhet Threads dhe po ta mendosh mirë është një emër banal. Por, përkundrazi nënkupton një plan specifik: të dëmtojë shumë Twitter, duke përfituar nga gjendja e......

Vazhdon dominimi i naftës - Së bashku me gazin natyror mbetet burimi kryesor i energjisë
Duke gjykuar nga politikat e ndryshme të miratuara nga qeveritë në mbarë botën për të nxitur energjinë e rinovueshme dhe elektrifikimin, supozohet se ekonomia......

Gjysma e amerikanëve nuk duan një automjet elektrik - Arsyet, mungesa e opsioneve të karikimit dhe kostoja e lartë
Gati gjysma e amerikanëve thonë se nuk ka gjasa që ata të blejnë një automjet elektrik si makinën e tyre të ardhshme, duke përmendur mungesën e opsioneve të......

BE-ja ndan 2.1 miliardë euro për projektet e energjisë, transportit dhe mjedisit në Ballkanin Perëndimor
Komisioni Evropian ka nisur një paketë të re financiare prej 2.1 miliardë eurosh për të mbështetur 14 projekte kryesore investimi në transport, energji,......

E ardhmja është optimiste - Një vaksinë kundër kancerit mund të jetë gati për vitin 2030
Dr. Paul Burton, shefi mjekësor i kompanisë farmaceutike Moderna, zbuloi në një intervistë të prillit 2023 për The Guardian se ai ka besim se një vaksinë për......