Shesim më shumë sesa blejmë me SHBA - 13 miliard lekë eksporte. Giza & çeliku, bimët medicinale dhe fasonët gjejnë treg të ri

Veç retorikës apo politikës së jashtme, marrëdhëniet mes dy vendeve përcaktohen më mirë nëpërmjet shifrave. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej dekadash tashmë janë në një partneritet të ngushtë, sidomos sa i përket politikës së jashtme, por edhe çështjeve të brendshme. Por, a e mbështesin shifrat këtë partneritet? “Scan Intel” ka analizuar imtësisht shifrat e tregtisë së jashtme për të pasur një panoramë të plotë të situatës.
Edhe pse bëhet fjalë për dy vende të pozicionuara në hartën globale mjaft larg njëra-tjetrës, sërish shifrat e tregtisë së jashtme flasin për një volum të konsiderueshëm shkëmbimesh tregtare mes tyre. Në total në vitin 2022 Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkëmbyer rreth 26.6 miliardë lekë mallra, që përkthehen në rreth 250 milionë euro. Shtetet e Bashkuara janë partneri i 8-të më i madh tregtar i Shqipërisë në eksporte, dhe i 14-ti në importe. Ajo që bie më së shumti në sy nga shifrat është fakti se Shqipëria është në sufiçit tregtar me Shtetet e Bashkuara, dhe në këtë territor ka hyrë për herë të parë gjatë vitit të kaluar. Pra, eksportojmë më shumë sesa importojmë nga ekonomia më e madhe e botës. Më saktësisht, në vitin 2022 kemi eksportuar rreth 13.5 miliardë lekë mallra dhe kemi importuar rreth 13.1 miliardë lekë. Çdo vit tjetër përpara 2022-shit tregtia e jashtme me Shtetet e Bashkuara ka qenë në defiçit, dhe mjaft të theksuar. Në vitin 2021 eksportonim rreth 5 milardë lekë mallra, dhe importonim rreth 14.5 miliardë lekë. Në vitet e kaluara defiçiti ka qenë edhe më i theksuar. Madje, nga analiza dhe përpunimi i shifrave rezulton se për vitin 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të pozicionuara mes 10 vendeve me të cilat kemi nivelin më të lartë të sufiçitit tregtar, e renditur në vendin e 9-të.
Por, çfarë kemi filluar të eksportojmë kaq shumë drejt Shteteve të Bashkuara si ekonomi? Në vend të parë, me rreth 7 miliardë lekë, ose 52% të totalit të të gjitha eksporteve drejt vendit gjejmë “gizën dhe çelikun”. Në vitin 2021 Shqipëria eksportone drejt Shteteve të Bashkuara vetëm 1 miliardë lekë “Gizë dhe çelik”. Në vend të dytë, me rreth 15% të totalit, ose 2 miliardë lekë gjejmë mjetet e transportit. Edhe këto të fundit në rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin 2021. Pas tyre ndjekin bimët industriale dhe medicinale, me rreth 14% të totalit. Vijojnë në renditje vajrat, me rreth 5%, ndërkohë që surprizojnë në vend të 5-të, veshjet e këmbëve, me rreth 4% të totalit, dhe në rritje drastike krahasuar me vitet pararendëse. Duket se industria fasone ka gjetur tregje, duke u zgjeruar edhe matanë oqeanit.
Por, shifrat nuk tregojnë vetëm një “fushë me lule”, pasi nëse shohim importin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndër vite, kuptojmë se në një dekadë, pra 2012-2022, rritje është vetëm 14%, duke e renditur ekonominë më të madhe të botës të parafundit, mes 20-të partnerëve tanë kryesorë tregtarë sa i përket rritjes së importeve në një dhjetë vjeçar, më mirë vetëm se Rusia.
Siç e tregojnë qartë shifrat, “dashuria” mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mbetet thjesht në letra. Pavarësisht distancës mjaft të largët mes dy vendeve, bizneset shqiptare po gjejnë tregje matanë oqeanit, sidomos industria e rëndë, ajo fasone dhe e bimëve medicinale e industriale, duke bërë që Shqipëria më shumë të shesi produkte sesa të blejë me ekonominë më të madhe të globit.
Roel Korkuti / SCAN
Sondazh

Të pasurohesh nuk është më ‘ëndrra amerikane’ – Sondazhi: Ja se si njerëzit e përcaktojnë suksesin në vend të kësaj
“Ëndrra Amerikane” prej kohësh barazohet me arritjet ekonomike dhe pasurinë. Por këto ditë, mes niveleve të larta të inflacionit dhe borxhit të......

Ministrja Krifca në CIHEAM: Laboratori “Food4Health”, mbështetje fermerëve dhe prodhuesve të vegjël dhe të mesëm
Zbatimi i projektit ndërkufitar Shqipëri, Itali, Mali i Zi, “Food4Health”, i financuar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Instrumentit të Asistencës Financiare......

Europa blen gjashtë kompjuterë kuantikë - Ata mund kryejnë detyra që superkompjuterët klasikë përpiqen t'i zgjidhin
Europa është një hap më afër kompjuterit kuantik premtues me nënshkrimin – në emër të EuroHPC JC – të marrëveshjeve të pritjes për gjashtë kompjuterë kuantikë......

25% e gjermanëve nuk shkojnë me pushime këtë verë - Një në katër nuk mund të përballojnë as shpenzimet e një jave
Edhe në Gjermaninë e begatë janë të shumtë ata që këtë verë nuk kanë para për të shijuar qoftë edhe një javë pushim. Përqindja e saktë nuk është e qartë. Sipas......

Rezervat valutore 3 trilionë dollarë që fsheh Pekini - Roli i tyre në Rrugën e Mëndafshit dhe kërcënimi për ekonominë ndërkombëtare
E njohur për suficitet e saj të paimagjinueshme tregtare, por edhe për rezervat marramendëse të këmbimit valutor, si dhe për borxhin e madh amerikan që mban,......

“Threads”, aplikacioni që do të zhdukë Twitter - Platforma e re shfrytëzon momentin e dobësisë së rrjetit të Musk
Quhet Threads dhe po ta mendosh mirë është një emër banal. Por, përkundrazi nënkupton një plan specifik: të dëmtojë shumë Twitter, duke përfituar nga gjendja e......

Vazhdon dominimi i naftës - Së bashku me gazin natyror mbetet burimi kryesor i energjisë
Duke gjykuar nga politikat e ndryshme të miratuara nga qeveritë në mbarë botën për të nxitur energjinë e rinovueshme dhe elektrifikimin, supozohet se ekonomia......

Gjysma e amerikanëve nuk duan një automjet elektrik - Arsyet, mungesa e opsioneve të karikimit dhe kostoja e lartë
Gati gjysma e amerikanëve thonë se nuk ka gjasa që ata të blejnë një automjet elektrik si makinën e tyre të ardhshme, duke përmendur mungesën e opsioneve të......