Shqipëria Postuar më 4 Korrik 2023, 14:34

2.2 miliard lekë për rrugën Berat-Ballaban / ARRSH firmos kontratën për segmentin me gjatësi 16 km. Punimet zgjatin 2 vjet

Nga SCAN TV
2.2 miliard lekë për rrugën Berat-Ballaban / ARRSH firmos

Ndërtimi i lotit 3 të rrugës Berat – Ballaban do të kushtojë 2.2 mld lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratën me kompaninë Albavia, që është shpallur fituese e tenderit mbi kufirin e lartë monetar, ndërkohë që referuar dokumenteve të tenderit kohëzgjatja e punimve do të jetë 24 muaj. Rruga ka një gjatësi totale prej 58 km, ndërkohë që loti 3 për të cilin është lidhur kontrata përfshin një segment prej 16 kilometrash.

Sipas përshkrimit gjatë hapjes së garës, aktualisht sipërfaqja e rrugës është jashtëzakonisht e dëmtuar. “Kalimi i veturave nëpër këtë pjesë është i vështirë deri dhe i pamundur, ndërkohë që në vende të ndryshme gjerësia e rrugës është dhe më e vogël se 3 m”, - thuhet ndër të tjera në dokument. Ndërkaq, qëllimi i përgjithshëm i investimit është kontributi në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës në zonat në të cilat kalon, duke përmirësuar kushtet e qarkullimit automobilistik të banoreve dhe për prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale.

Po ashtu. përmirësimi i këtij aksi shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit automobilistik ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër me bashkinë Berat, ndërsa pritet të krijojë akses më të afërt edhe me shtetin fqinj Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat”. Sipas dokumenteve të tenderit, një rëndësi të veçantë merr edhe në shkurtimin e guidave turistike duke krijuar mundësinë e një kombinimi më të mirë mes turizmit të trashëgimisë kulturore, atij natyror gjeografik dhe agroturizmit.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat