Shqipëria Postuar më 4 Korrik 2023, 14:38

Miratohet kredia 35 milion euro për energjinë - Bejtja: Përmirësim rrjetit të shpërndarjes nga Laçi në Vermosh

Nga SCAN TV
Miratohet kredia 35 milion euro për energjinë - Bejtja:

Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar kredinë prej 35 mln euro, që do të shkojë për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes të energjisë elektrike në Shqipërinë Veriore pas tërmetit të vitit 2019. Shuma e huasë parashikohet të shkojë për mbulimin e kostove për punimet civile, furnizimet me pajisje dhe shërbimet.

Sipas zv.ministrit, vlera e kësaj kredie i shtohet investimeve vjetore, që duhet të jenë minimalisht 7.7 mld lekë në vit.

Sipas relacionit, që shoqëron projekligjin në Kuvend, kredia 35 mln euro u akordua gjatë konferencës së donatorëve, pas tërmetit të vitit 2019. Ndërkohë që, nga fundi i vitit 2021, së bashku me këtë kredi, huaja për sektorin elektorenergjetik arrin në 376.5 mln euro.

Ola Mitre / SCAN

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat