“0 taksë për ndërtimet bujqësore dhe blegtorale” - Çfarë ndryshimesh parashikon projektligji “Për sistemin e taksave vendore”?

“Ndërhyrje e vonuar”, është cilësuar ndyshimi i ligjit “Për sistemin e taksave vendore” i cili u votua në Komisionin e Ekonomisë. Diskutimet ishin në kuadër të shqetësimit të ndërtimit të strukturave të ndërtimeve për qëllime blegtoriale dhe bujqësore.
“Po paguhej një nivel takse për ndërtimin e strukturave në shërbim të bujqësisë dhe blegtorisë e padrejtë.”, theksoi Shalsi.
Zv. Ministri i Bujqësisë Arian Jaupllari propozon të ketë një taksë të moderuar në infrastrukturë dhe të jetë e njëjtë në të githë Shqipërinë.
Nëse kjo iniciativë, e ka reduktuar TNI në këtë masë, unë do mendoja dy gjëra. Te kë të një taksë në infrastrutkurë dhe ajo mund të jetë 0.5%, dhe e dyta nuk ka pse të ketë ndryshime të TNI nga një rajon në tjetrin, dhe nga një bashki në tjetrën sepse në stallë do rrinë të njëjtat kafshë që rrinë edhe në Tiranë, edhe në Korçë edhe kudo.”, u shpreh Jaupllari.
Por nga opozita mbështejta e drejtpërdrejtë e fermerëve nis edhe nga taksa e insfrastrukturës, ndaj propozoi që taksa të zerohet.
“Tarifa të jetë unike dhe unë rekomandoj që të jetë 0”, shtoi deputeti i opozitës, Xhelal Mziu.
Ndryshimet në ligj janë mirëpritur dhe nga deputetët socialist.
“Paketë e plotë për ndërtimet që kanë të bëjnë me bujqësinë dhe blegtorinë, dhe ne atje kemi kërkuar ndryshim dhe ka të bëjnë me lehtësimin e procedurave për dhënie leje, dhe duke i dhënë bujqëve dhe blegtorëve të ndërtojnë struktura që kanë lartësi.", u shpreh deputeti socialist Erion Braçe.
“Dua ta vijoj që kur kemi bërë ndryshimin dhe pas reformës administrative territoriale, kemi ngritur si deputetë të zonave përkatëse, ka qenë tarifa të papërballueshme për ata që jetojnë në zona të thella, për të ndryshuar çati, rikonstruksion apo ndërtim çatie”, tha Blerina Gjylameti.
Diamila Leka / SCAN
Sondazh

Miratohet kredia 35 milion euro për energjinë - Bejtja: Përmirësim rrjetit të shpërndarjes nga Laçi në Vermosh
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar kredinë prej 35 mln euro, që do të shkojë për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes të energjisë......

Sa kushton rritja e pagave për administratën dhe ligjvënësit? - Ibrahimaj: Heqim favorizimet për disa sektorë, ndryshon taksa e pasurisë
E gjithë reforma e rritjes së pagave e nisur këtë vit dhe që do të vijojë në vitin 2024, do ti kushtojë buxhetit të shtetit 39 miliardë lekë në vit. Ministrja......

2.2 miliard lekë për rrugën Berat-Ballaban / ARRSH firmos kontratën për segmentin me gjatësi 16 km. Punimet zgjatin 2 vjet
Ndërtimi i lotit 3 të rrugës Berat – Ballaban do të kushtojë 2.2 mld lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratën me kompaninë Albavia, që është......

Shesim më shumë sesa blejmë me SHBA - 13 miliard lekë eksporte. Giza & çeliku, bimët medicinale dhe fasonët gjejnë treg të ri
Veç retorikës apo politikës së jashtme, marrëdhëniet mes dy vendeve përcaktohen më mirë nëpërmjet shifrave. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej......

Të pasurohesh nuk është më ‘ëndrra amerikane’ – Sondazhi: Ja se si njerëzit e përcaktojnë suksesin në vend të kësaj
“Ëndrra Amerikane” prej kohësh barazohet me arritjet ekonomike dhe pasurinë. Por këto ditë, mes niveleve të larta të inflacionit dhe borxhit të......

Ministrja Krifca në CIHEAM: Laboratori “Food4Health”, mbështetje fermerëve dhe prodhuesve të vegjël dhe të mesëm
Zbatimi i projektit ndërkufitar Shqipëri, Itali, Mali i Zi, “Food4Health”, i financuar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Instrumentit të Asistencës Financiare......

Europa blen gjashtë kompjuterë kuantikë - Ata mund kryejnë detyra që superkompjuterët klasikë përpiqen t'i zgjidhin
Europa është një hap më afër kompjuterit kuantik premtues me nënshkrimin – në emër të EuroHPC JC – të marrëveshjeve të pritjes për gjashtë kompjuterë kuantikë......

25% e gjermanëve nuk shkojnë me pushime këtë verë - Një në katër nuk mund të përballojnë as shpenzimet e një jave
Edhe në Gjermaninë e begatë janë të shumtë ata që këtë verë nuk kanë para për të shijuar qoftë edhe një javë pushim. Përqindja e saktë nuk është e qartë. Sipas......