Diaspora e arsimuar shkon në SHBA / Pothuajse një e treta me shkollim të lartë, Gjermania dhe Britania vijojnë trendin

Emigrimi ka qenë dhe vijon të mbetet një fenomen i pandashëm nga historia e Shqipërisë. Valët e para të emigracionit shqiptar u drejtuan kryesisht drejt vendeve më të afërta gjeografikisht dhe kulturalisht me vendin tonë, si Italia dhe Greqia, të cilat edhe sot mbeten destinacionet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë. Megjithatë, emigracioni nuk është ndalur vetëm në rajon apo në Evropë, por është shtrirë edhe përtej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shqiptarët e parë që emigruan në SHBA ishin arbëreshët, të cilët u pasuan nga emigrantë ekonomikë gjatë periudhës midis Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore. Më pas, emigrimi shqiptar drejt SHBA-së u pasurua edhe me emigrantë politikë, të cilët u larguan pas Luftës së Dytë Botërore dhe vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri.
Këto valë kanë krijuar ndër vite komunitete shqiptare të konsiderueshme në këtë vend. Sipas të dhënave të Anketës së Komunitetit Amerikan (ACS) për vitin 2023, diaspora shqiptare në SHBA ndahet në dy grupe kryesore duke pasur rreth 206 mijë shqiptarë.
Të dhënat tregojnë gjithashtu edhe për profilin arsimor të diasporës shqiptare në SHBA. Rreth 21.8 %e shqiptarëve kanë përfunduar arsimin e mesëm, 20% kanë një diplomë Bachelor, ndërsa 8.4 % kanë një diplomë Master ose një diplomë tjetër profesionale përtej nivelit Bachelor. Vetëm 0.7 % e shqiptarëve kanë përfunduar studime doktorale.
Shtetet e Bashkuara presin migrantët më të arsimuar (pothuajse një e treta me arsim të lartë), të ndjekura nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Këto të dhëna tregojnë se diaspora shqiptare në SHBA jo vetëm është e konsoliduar, por vijon të zgjerohet përmes brezave, duke mbetur një pjesë e rëndësishme e pranisë shqiptare jashtë Europës.
How many diaspora does Albania have? Around 2.2 million Albanians live abroad, most of them young and of working age.
Albanian emigration continues to remain one of the most important demographic and socio-economic phenomena for the country, directly influencing both......
New intelligent security system in Albania - Prime Minister Rama: "Magic eye" that identifies lawbreakers in real time
The Albanian government has signed an agreement with Saudi Arabia for a new intelligent security system. In his speech, Prime Minister Rama said that now......
Minimum monthly wage increases to 50,000 lek - The latest government decision includes 307,850 employees
At its last meeting, the Council of Ministers approved the increase in the minimum monthly salary from 40,000 lek to 50,000 lek. This decision includes......
2025, unfavorable for government bonds - High yields at the beginning, but declining interest for investors towards the end of the year
The year 2025 has not been very favorable for investing in government securities. According to data from the Ministry of Finance, the average interest rate......
New obligations for digital platforms in reporting income
The Tax Administration successfully concludes the preliminary phase of harmonization of legislation for the implementation of the DAC7 Directive, which......
The government changes the "course" for domestic debt - Long-term securities and fixed interest rates to cover the deficit
The government plans to support financing in the domestic market in the short and medium term in order to cover loan needs. In the medium-term debt......
"AI boosts European investment" - ECB head predicts slow economic growth until 2028
The President of the European Central Bank, Christine Lagarde, has announced that the eurozone economy is experiencing a structural change, driven by......
When to invest money in government bonds in 2026? - The first quarter of the “boom” of emissions. 12-month bonds, the most common instrument
Albania will issue 174 billion lek of 12-month bonds next year. According to the Ministry of Finance's calendar, 12-month bonds will be the most issued......






