Analiza Postuar më 7 Nëntor 2025, 10:28

Rreth 196 milionë euro shkojnë për e-qeverisjen/ Buxheti për modernizimin dhe përmirësimin e qeverisjes online rritet ndjeshëm

Nga Scan TV

Rreth 196 milionë euro shkojnë për e-qeverisjen/ Buxheti për

Infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike. Tashmë kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund të merren nga smartphone, qeveria në anën tjetër po rrit shpenzimet për këto shërbime

Investimet dhe përmirësimet tregojnë një angazhim të fortë të qeverisë shqiptare për të modernizuar shërbimet publike dhe për të lehtësuar aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në to përmes teknologjisë. Duhet marrë në konsideratë këtu që sipas të dhënave të Eurostat, më shumë se 3 në 4 persona në vendin tonë kanë përdorur një nga aktivitetet e qeverisjes elektronike në vitin 2024. Ndërkohë, rezulton se kjo normë në Bashkimin Europian është 70%.

Por sa do të jetë buxheti për vitin 2026 që do të shkojë për e-qeverisjen?

Referuar të dhënave nga relacioni i projekbuxhetit për vitin e ardhshëm, për qeverisjen elektronike do të alokohen rreth 18.99 miliardë lekë ose 196 milionë euro.

Krahasuar me vitin e kaluar, buxheti për modernizimin dhe përmirësimin e qeverisjes online ka patur një rritje të konsiderueshme. Kujtojmë se në relacionin e vitit të kaluar vlera ishte rreth 12.5 miliardë lekë.

Thksojmë se qeverisja elektronike përfshin aktivitete të tilla si ndërveprimi me autoritetet publike, marrjen e informacionit nga faqet e autoriteteve, shkarkimin e formularëve zyrtarë, aksesi në të dhëna ose regjistra, aksesi në informacionin personal, caktimi i një takimi ose rezervimi, dorëzimi i deklaratave tatimore, pretendimet ose ankesat apo edhe perfitimet nga sigurimet shoqërore.

 

Shqipëria 7 Nëntor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat