Paga reale u rrit me 4,800 lekë në 2025/ Forcat e armatosura kryesojnë mes grupeve të profesioneve

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri u rrit në vitin 2025, por jo aq sa tregojnë shifrat zyrtare në pamje të parë. Sipas të dhënave, paga mesatare arriti në 84,100 lekë, nga 77,456 lekë një vit më parë, ose 8.58% më shumë. Por e zhveshur nga inflacioni 2.2%, rritja reale zbret në 6.24%, çka do të thotë se shtesa e vërtetë e fuqisë blerëse për punonjësin mesatar ishte rreth 4,833 lekë në muaj, dhe jo 6,644 lekë sa del nga krahasimi nominal.
Diferenca mes rritjes nominale dhe asaj reale është rreth 1,810 lekë në muaj, që përfaqëson efektin e inflacionit mbi pagën mesatare.
E njëjta tablo del edhe në ndarjen sipas grupeve kryesore të profesioneve. Të gjitha grupet rezultojnë me rritje reale të pagës në 2025 krahasuar me 2024, por ritmi ndryshon ndjeshëm nga njëri grup te tjetri. Rritjen më të lartë reale e kanë regjistruar forcat e armatosura, ku paga mesatare mujore bruto u rrit nga 92,331 lekë në 106,988 lekë. E korrigjuar me inflacionin, kjo përkthehet në një rritje reale prej 13.38%, ose rreth 12,354 lekë në muaj.
Pas tyre renditen zejtarët, artizanët dhe profesionet e lidhura me to, me një rritje reale prej 7.09%, si edhe teknikët dhe specialistët në zbatim, me 7.00%. Mbi mesataren kombëtare rezultojnë gjithashtu specialistët me arsim të lartë, me 6.46%, si dhe punonjësit e montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve, me 6.44%.
Nga ana tjetër, ritmi më i ulët i rritjes reale është regjistruar te punonjësit e kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, me 4.43%, si edhe te manaxherët, ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë, me 4.45%. Megjithatë, edhe në këto dy grupe, paga reale është rritur, çka do të thotë se shtesa e pagës ka mbetur pozitive edhe pasi zbritet efekti i inflacionit.
Në vlerë absolute, pas forcave të armatosura renditen specialistët me arsim të lartë, me një shtesë reale prej 6,612 lekësh, teknikët dhe specialistët në me 5,972 lekë, si edhe manaxherët dhe drejtuesit e lartë me 5,494 lekë. Nëpunësit fituan realisht 4,815 lekë shumë në muaj, ndërsa rritja reale për zejtarët dhe artizanët ishte 3,989 lekë. Rritja më e ulët reale në vlerë absolute të punonjësve të tjerë të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, me rreth 2,160 lekë më shumë në mua.
Në total, të dhënat tregojnë se pagat janë rritur realisht në vitin 2025, por më pak nga sa sugjeron krahasimi i thjeshtë i pagave bruto. Shifra zyrtare prej 8.58% për rritjen e pagës mesatare në shkallë vendi zbret në 6.24% sapo llogaritet ndikimi i inflacionit.
Kompensim për karburantin e transportit publik - Shoqatat rikthejnë në vëmendje “Paketën e Rezistencës” të vitit 2022
Rikthimi i skemës së mbështetjes së përdorur gjatë krizës së luftës në Ukrainë është një nga opsionet më të preferuar nga operatorët e transportit, për......
S&P rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë - Në “BB” dhe perspektivë “të qëndrueshme”
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj analitik të publikuar më 23 Mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin......
150 mijë lekë dëmi i paguar për një aksident - AMF: Kompanitë e sigurimit kompensuan mbi 8 miliardë lekë gjatë vitit 2025
Kur ndodh një aksident me makinë apo një dëm i siguruar, pyetja që lind menjëherë është sa paguan realisht kompania e sigurimit? Sipas të dhënave më të......
Rritja e naftës godet transportin publik - Shoqatat: Nga e hëna, 30% më pak urbanë. 3 kërkesa për institucionet
Nga dita e hënë flota e autobusëve të transportit publik do të reduktohet me 30%, në rast se nuk ka një reagim nga institucionet në lidhje me rritjen e......
Stimuj për rikthimin e diasporës - Ekspertiza e emigrantëve shqiptarë, në funksion të integrimit
Qeveria po punon për krijimin e stimujve për rikthimin e profesionistëve të diasporës shqiptare, si pjesë e masave që lidhen me integrimin e vendit në......
Kadastër digjitale dhe shërbime më të shpejta - Rekomandimet e Këshillit të Investimeve: Sjellin transparencë dhe lehtësi për biznesin
Rekomandimet e Këshillit të Investimeve për reformimin e sistemit të pronësisë po marrin formë konkrete përmes një sërë masash të ndërmarra nga Agjencia......
Ku ia vlen të kursesh në 2026? - “Rimëkëmben” depozitat afatshkurtra për individët. Afatgjatat për bizneset, më fitimprurëse
Viti 2026 ka nisur me norma interesi të pafavorshme për depozitat afatgjata të qytetarëve. Sipas raportit statistikor mujor të Bankës së Shqipërisë, norma......
Nafta rritet, tregjet vlerësojnë rrezikun e furnizimit - Irani mohon bisedimet me SHBA-në. Ngushtica e Hormuzit, ende e mbyllur
Nafta u rrit të martën për shkak të frikës nga furnizimi, pasi Irani mohoi se kishte zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund luftës në......


