Çmimet e prodhimit rriten lehtë/ Tregu vendas shtrenjtohet, eksportet kushtojnë më pak

Çmimet e prodhimit në ekonomi kanë shënuar vetëm një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit 2026. Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti në 129.9 pikë, duke u rritur me 0.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja më e lartë vjetore u regjistrua në industrinë përpunuese dhe në sektorin e furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbetjeve, me nga 0.4%. Brenda industrisë përpunuese, çmimet u rritën më shumë në prodhimin e produkteve të kauçukut dhe plastikës dhe në përpunimin e produkteve ushqimore, me nga 1.5%.
Në kah të kundërt, uljet më të mëdha u regjistruan në metalurgji dhe në prodhimin e pajisjeve elektrike, me nga 0.7%. Edhe sektori i energjisë elektrike, gazit dhe avullit shënoi rënie prej 0.6%, ndërsa industria nxjerrëse ra me 0.2%.
Në tregun vendas, çmimet e prodhimit u rritën me 0.3% në krahasim me një vit më parë, ndërsa për produktet e destinuara për eksport u shënua një ulje prej 0.3%.
Edhe në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, lëvizjet mbeten të kufizuara. Indeksi i përgjithshëm u rrit me vetëm 0.1%, ndërsa rritja më e lartë u shënua në industrinë nxjerrëse, me 0.2%.
Në tërësi, të dhënat tregojnë se çmimet e prodhimit mbeten relativisht të qëndrueshme, pa lëvizje të forta në tremujorin e dytë, ndërsa diferenca mes tregut vendas dhe eksporteve vijon të jetë e dukshme.
Rikthehet Panairi i Produkteve Artizanale në Green Coast/ “DUART”, një mbrëmje kushtuar artit dhe mjeshtërisë
Panairi i Produkteve Artizanale është rikthyer për të katërtin vit radhazi në Green Coast, këtë herë nën konceptin “DUART”, që vendos në qendër punën e......
Volkswagen do të shkurtojë 100,000 vende pune/ Ristrukturimi më i madh i ndodhur ndonjëherë në industrinë e automjeteve
Kompania Volkswagen është gati të pushojë nga puna 1 në 7 prej punëtorëve të saj. Gjigandi gjerman i makinave njoftoi se drejtuesit e kompanisë dhe......
Në 19 vite, 285 mijë qytetarë legalizuan shtëpitë/ Refuzohen 6 mijë aplikime. Procesi përfundon në 2028-ën
Pavarësisht se ka vite që ka nisur, procesi i legalizimit të ndërtimeve informale konsiderohet si një proces kompleks dhe afatgjatë, i kushtëzuar nga numri i......
Aeroporti i Tiranës kryeson rajonin/ Rreth 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të shënojë rezultate të larta në trafikun ajror, duke kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë......
Londra nis epokën e robotaksive - Makinat autonome janë të disponueshme, por me shofer sigurie në bord
Londinezët mund të përdorin për herë të parë taksi autonome me qira, pasi automjetet e kompanisë britanike të teknologjisë Wayve janë shtuar në aplikacionin......
Uber shkurton mbi 3 mijë vende pune në mbarë botën - Kompania orienton kursimet drejt robotaksive dhe inovacionit
Uber ka njoftuar shkurtimin e rreth 3,300 vendeve të punës, ose afërsisht 10% të fuqisë së saj punëtore globale, në reduktimin më të madh të stafit që nga......
SHBA, tarifa deri në 100% për dronët kinezë - Masa synon të frenojë varësinë nga Kina dhe të forcojë prodhimin vendas
Tarifat e reja amerikane për dronët dhe disa prej komponentëve të tyre kanë hyrë në fuqi, në një përpjekje të Uashingtonit për të kufizuar varësinë nga......
BE “godet” Airbnb, ja çfarë ndryshon! - Brukseli synon të lehtësojë krizën e strehimit në zonat më problematike
Komisioni Evropian pritet të propozojë rregulla të reja për strehimin, të cilat do t’u japin autoriteteve kombëtare dhe lokale më shumë hapësirë për të......

