Rikthehet Panairi i Produkteve Artizanale në Green Coast/ “DUART”, një mbrëmje kushtuar artit dhe mjeshtërisë

Panairi i Produkteve Artizanale është rikthyer për të katërtin vit radhazi në Green Coast, këtë herë nën konceptin “DUART”, që vendos në qendër punën e dorës, materialet dhe procesin krijues pas çdo punimi artizanal.
Artizanë nga fusha të ndryshme sollën në shëtitoren buzë detit punime në qeramikë, dru dhe qelq, bizhuteri, skulptura, qilima dhe makrame, çanta të punuara me dorë, si edhe qirinj, sapunë, parfume dhe shumë krijime të tjera.
Artizanë: “Them që këto panaire janë motori që na bëjnë neve të vazhdojmë dhe të jemi gjithmonë në lëvizje për të qenë gjithmonë në krijimtari të vazhdueshme, sepse sa më shumë panaire të tilla të zhvillohen, dhe ne jemi më pranë njerëzve, dhe punimet tona janë më të prekshme dhe ne na bëjnë gjithnjë më shumë, që të krijojmë gjëra të reja për të qenë gjithmonë më pranë dashamirësve tanë.”
Artizanë: “Kanë interes, sepse ka edhe shumë të huaj këtu dhe të huajt kanë gjithmonë interes më shumë për punët artizanale që bëhen me dorë, handmade.”
Artizanë: “Kënaqësia më e madhe është kur sheh që njerëzit pëlqejnë gjërat që ti bën.”
Këtë vit, eksperienca u pasurua edhe me dy masterclass-a të dedikuara krijimit të parfumeve dhe qirinjve, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin nga afër me procesin e krijimit, të eksperimentonin me aroma dhe materiale të ndryshme dhe të realizonin vetë produktin e tyre.
Pjesëmarrës në masterclass: “Nuk kisha bërë asnjëherë punim me qiri, kështu që u futa te pjesa e masterclass-it dhe ishte shumë eksperiencë e bukur. Ishte shumë qetësuese dhe shumë kreative.”
Pjesëmarrës në masterclass: “Ishte një eksperiencë e re të mësosh diçka ndryshe për qirinjtë, mënyra e dekorimit, se si shkrihen, procesi, ishte diçka shume e veçantë.”
Panairi tërhoqi vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët përgjatë mbrëmjes mundën të takonin artizanët, të zbulonin teknika të ndryshme të punës së dorës dhe të bëheshin pjesë aktive e eksperiencave krijuese.
Pushues: “Më pëlqen shumë, janë të gjitha handmade këtu dhe janë të punuara me dorë të lirë. Mbledhin më shumë njerëz, janë gjëra të bukura, më pëlqen shumë.”
Pushues: “Është shumë bukur fakti që njerëzit menaxhojnë të bëjnë diçka të tillë për njerëzit që vijnë, sidomos për turistët dhe të tregojnë bukurinë e Shqipërisë, është diçka shumë e veçantë. Është hera e parë që vijmë këtu dhe është mrekulli.”
Përmes aktiviteteve që sjellin së bashku artin, kulturën dhe krijimtarinë, Green Coast vijon të pasurojë kalendarin veror me evente që i japin një dimension të veçantë eksperiencës buzë detit dhe krijojnë momente takimi mes njerëzve, artit dhe traditës shqiptare.
Volkswagen do të shkurtojë 100,000 vende pune/ Ristrukturimi më i madh i ndodhur ndonjëherë në industrinë e automjeteve
Kompania Volkswagen është gati të pushojë nga puna 1 në 7 prej punëtorëve të saj. Gjigandi gjerman i makinave njoftoi se drejtuesit e kompanisë dhe......
Në 19 vite, 285 mijë qytetarë legalizuan shtëpitë/ Refuzohen 6 mijë aplikime. Procesi përfundon në 2028-ën
Pavarësisht se ka vite që ka nisur, procesi i legalizimit të ndërtimeve informale konsiderohet si një proces kompleks dhe afatgjatë, i kushtëzuar nga numri i......
Aeroporti i Tiranës kryeson rajonin/ Rreth 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të shënojë rezultate të larta në trafikun ajror, duke kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë......
Londra nis epokën e robotaksive - Makinat autonome janë të disponueshme, por me shofer sigurie në bord
Londinezët mund të përdorin për herë të parë taksi autonome me qira, pasi automjetet e kompanisë britanike të teknologjisë Wayve janë shtuar në aplikacionin......
Uber shkurton mbi 3 mijë vende pune në mbarë botën - Kompania orienton kursimet drejt robotaksive dhe inovacionit
Uber ka njoftuar shkurtimin e rreth 3,300 vendeve të punës, ose afërsisht 10% të fuqisë së saj punëtore globale, në reduktimin më të madh të stafit që nga......
SHBA, tarifa deri në 100% për dronët kinezë - Masa synon të frenojë varësinë nga Kina dhe të forcojë prodhimin vendas
Tarifat e reja amerikane për dronët dhe disa prej komponentëve të tyre kanë hyrë në fuqi, në një përpjekje të Uashingtonit për të kufizuar varësinë nga......
BE “godet” Airbnb, ja çfarë ndryshon! - Brukseli synon të lehtësojë krizën e strehimit në zonat më problematike
Komisioni Evropian pritet të propozojë rregulla të reja për strehimin, të cilat do t’u japin autoriteteve kombëtare dhe lokale më shumë hapësirë për të......
Abuzime me rrjetet informale të transferimit të parave - Teknologjia po u jep grupeve kriminale mënyra të reja për të fshehur fondet
Keqpërdorimi kriminal i rrjeteve informale të transferimit të parave po shndërrohet në një problem global dhe është në rritje, paralajmëron Task Forca e......

