Ku fliten më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri? Dominojnë meshkujt në të gjitha qarqet, përveç Tiranës

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 91% e tyre flasin shqip si gjuhën e tyre amtare, ndërkohë që 37,033 qytetarë flasin të paktën një gjuhë tjetër dhe 13,719 prej tyre flasin disa gjuhë të huaja.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesa prej të anketuarve flasin disa gjuhë të huaja në nivel qarku. Sipas përllogaritjeve Gjirokastra rezulton të ketë më shumë individë që flasin të paktën një gjuhë tjetër ose disa gjuhë të tjera. Konkretisht, nga 60,013 të anketuar, 15.7% janë njohës dhe folës të gjuhëve të huaja.
Më pas renditet qarku i Kukësit me afro 2,600 individë që zotërojnë gjuhët e huaja ose 4.1% të totalit të personave që janë pjesë e anketimit. Po ashtu, Dibra dhe Korça kanë një përqindje të konsiderueshme të personave që flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha amtare me 2.4% dhe 2.2% respektivisht. Ajo çfarë bie në sy gjatë përpunimit të shifrave është se Tirana, renditet në vendin e 7-të pas Vlorës dhe Durrësit. Shifrat thonë se në Vlorë dhe Durrës kemi 1.9% dhe 1.7% të personave të anketuar që flasin apo njohin gjuhët e huaja, ndërkohë në kryeqytet kjo përqindje reduktohet në 1.2%. Në qarqe si Gjirokastra, dhe Korça individët janë të prirur të ndjekin dhe studiojnë disa gjuhë njëkohësisht.
Në të kundërt, në Fier, Shkodër, Lezhë, Berat dhe Elbasan përqindja e personave që flasin gjuhë ndërkombëtare është më pak se 1% në secilin qark respektivisht. Në fakt, përqindja e atyre që flasin këto gjuhë është minimalisht 0.3% dhe maksimalisht 0.8%, pra një përqindje ndjeshëm më e ulët krahasuar me qarqet e tjera.
Por si paraqitet hendeku i njohurive të gjuhëve të huaja mes femrave dhe meshkujve shqiptarë? Në të gjitha qarqet e vendit, përveç Tiranës, meshkujt prevalojnë ndaj femrave përsa i përket njohurive në gjuhët e huaja . Ky hendek është më i thelluar në Kukës dhe Vlorë, kjo edhe për shkak të emigracionit të lartë, sidomos në qarkun e Kukësit. Në të kundërt, në kryeqytet janë dyfish më shumë femra se meshkuj që zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj ose disa të tilla.
Live TV
Shqiptarët investojnë në shtëpi, por jo në sigurimin e saj - Tregu i sigurimit të pronës mbetet shumë herë më i vogël se ai i vendeve të tjera
Shqiptarët vazhdojnë të sigurojnë shumë pak pronën e tyre krahasuar me vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Të dhënat nga raporti më i fundit i......
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve: Nafta deri në 190 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat kanë hyrë në fuqi këtë të shtunë, më 6 qershor 2026, në......
Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027
Nis zyrtarisht kërkimi i operatorit që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve në linjën Tiranë–Durrës–Rinas, duke hedhur një tjetër......
Euro prek minimum të ri historik - E mbyll javën në 95.24 lekë. Pritet më shumë presion gjatë verës
Euro ka vijuar tendencën në rënie në tregun e brendshëm valutor, duke mbyllur javën në nivelin më të ulët historik prej 95.24 lekësh. Sipas të dhënave......



