Kafeja, me rekordin e tretë më të lartë në nëntor Përgatitjet për sezonin festiv rritën importet
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin nëntor të këtij viti pasqyrojnë zhvillime të rëndësishme lidhur me importin e disa kategorive të produkteve, duke përfshirë një rritje të dukshme në kapitullin "kafe, çaj dhe erëza." Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, ky kapitull ka regjistruar nivele rekord importi gjatë vitit 2024, duke shënuar vlerën më të lartë historike në muajin maj, të ndjekur nga korriku dhe nëntori. Këto rezultate vijnë pas një një analize të detajuar të të dhënave, të kryer nga "Scan Intel," që përfshin periudhën që nga janari i vitit 2005 deri në nëntor të vitit 2024.
Konkretisht, importi i kafes në maj 2024 arriti në 651 milionë lekë, një rritje prej 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u pozicionuar si vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë për këtë produkt. Pas tij vjen korriku, ku importet për këtë kategori arritën në 579 milionë lekë, një rritje prej 37.2% në raport me korrikun e vitit 2023. Nëntori, i cili shënoi rekordin e tretë, arriti një vlerë importi prej 576 milionë lekë, duke reflektuar një rritje prej 48% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur vlera ishte 389 milionë lekë.
Për periudhën 11-mujore të vitit, totali i importit për kategorinë "kafe, çaj dhe erëza" ka arritur në 50.6 miliardë lekë, nga 48.5 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Është e rëndësishme të theksohet se kafeja mbetet elementi dominues në këtë grup produktesh, duke pasur një peshë të konsiderueshme në vlerën totale.
Por cilat mund të jenë arsyet e rritjes së importit për kategorinë “ kafe, çaj dhe erëza muajt e fundit? Tradicionalisht, muajt e ftohtë të dimrit shoqërohen me një rritje të konsumit të produkteve si kafeja dhe çaji. Nëntori, përveç këtyre prirjeve, është i ndikuar edhe nga përgatitjet për sezonin festiv, kur kërkesa për produkte të tilla rritet ndjeshëm. Këto faktorë, së bashku me dinamikat e tregut dhe rritjen e konsumit, mund të kenë kontribuar ndjeshëm në rritjen e importit për këtë kategori.
Poll

Stabilization of the economy in Turkey, inflation falls - Turkish lira, at the lowest levels against the dollar
Annual inflation in Turkey fell to 44.38% in December, while price increases came in the education and housing sectors. The Turkish Lira fluctuated little,......

"The car will not be used every day" - Measure in Albania within 2025, draft: Restriction, according to vehicle license plates
Limiting the use of vehicles on certain days of the week". This is one of the measures that must be implemented within 2025 in order to reduce greenhouse gas......

Europol unmasks the network of hundreds of illegal providers of sports broadcasts!
The operation involved 15 countries, including Bulgaria, Croatia, France, Germany, Italy, the Netherlands, Romania, Sweden, Switzerland and the UK. An......

How has this year started for the main currencies in the local market?!
The American dollar seems to have recovered some points from last year as it was bought today at 93.9 Lek and sold at 95.5 Lek registering a slight increase......

Tender corruption - Agreement on prevention: In-depth investigations and measures for offenders
Prevention of corruption in tendering procedures is the focus of a Memorandum of Cooperation signed between the Public Procurement Agency and the Minister of......

Taxes, new deadline for declaring personal income - DIVA, 'tool' for wealth control, fine for those who do not declare
Taxes have established new conditions and deadlines for the declaration of personal income. This year, all those individuals who, during 2023, have been paid......

The 'revolution' in finance, innovations and transformations of 2025 - SEPA, open banking, credit regulation and the 'bonus malus' system
The banking sector, non-bank financial institutions of lending and payments, but also the insurance market will be in a deep transformational process......

'The EU is being damaged' - Slovakia 'threatens' Ukraine - Warns of punitive measures after Russian gas cutoff
Slovakia has warned of retaliatory measures against Ukraine after the cutoff of Russian gas through its territory. The Slovak government has emphasized that......