‘Revolucioni’ tek financat, risitë dhe transformimet e 2025 - SEPA, open banking, rregullimi i kreditimit dhe sistemi ‘bonus malus’
Sektori bankar, institucionet financiare jobanka të kredidhënies dhe të pagesave, por edhe tregu i sigurimeve do të jenë në një proces të thellë transformues përgjatë këtij viti. Risitë që pritet të hyjnë në tregun e financave në përgjithësi do ta lehtësojnë më tej aksesin e klientëve duke zgjeruar dhe përmirësuar edhe më tej shërbimet.
Gjatë këtij viti që sapo nisëm do të hyjë në fuqi kryerja e transaksioneve të pagesave brenda sistemit SEPA, duke ulur në mënyrë drastike koston e transfertave ndërkombëtare për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Hyrja në SEPA pritet tu kursejë shqiptarëve minimalisht 20 milionë euro në vit. Por kjo është një përllogaritje paraprake sepse pritshmëritë janë për kursime edhe më të larta. Sipas analizave të Bankës Botërore, aktualisht një pagesë nga Shqipëria drejt zonës SEPA kushton gati 10 herë më shumë se një pagesë brenda zonës SEPA. Ndërkohë përfitimi nuk është vetëm në vlerë por edhe në kohë, sepse pagesat do të kryhen shumë më shpejt.
Gjithashtu, në vitin 2025, pritet që më në fund të jenë aktive shërbimet e open banking, që do t’u mundësojnë shqiptarëve të kryejnë pagesa nëpërmjet institucioneve fintech, duke përdorur llogarinë e tyre bankare.
Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo risi sjell dobi të shumta në rrugën drejt formalizimit të ekonomisë dhe përfshirjes financiare.
Ndryshimet do të prekin edhe tregun e mikrofinancës. Me hyrjen në fuqi të rregulloreve të reja, dhënia e kredive të shpejta pa analizë financiare të huamarrësit pritet të vështirësohet. Paketa e ndryshimeve hyn në fuqi më datë 1 janar 2025, duke e bërë këtë treg më të sigurtë.
Një ndryshim rrënjësor pritet edhe në tregun ne sigurimeve. Më në fund do të realizohet aplikimi i parimit bonus-malus dhe elementeve të tjera të rrezikut. Kjo masë sjell çmime të diferencuara për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve, sigurisht duke e nisur aplikimin nga 1 janari i këtij viti.
Sondazh

‘Po dëmtohet BE’ - Sllovakia ‘kërcënon’ Ukrainën - Paralajmëron masa ndëshkuese pas ndërprerjes së gazit rus
Sllovakia ka paralajmëruar masa hakmarrëse ndaj Ukrainës pas ndërprerjes së gazit rus nëpërmjet territorit të saj. Qeveria sllovake ka theksuar se ky vendim......

Shqipëria, e dyta në Europë për çmimet e lira/ Kostoja e hoteleve dhe restoranteve 50% më e ulët se mesatarja europiane
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat referuar indeksit të të çmimeve sipas fuqisë blerëse për hotele dhe restorante Shqipëria......

Bota nën “hijen” e Trump -Roli i SHBA-së në ekonominë globale të 2025
Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara është një moment vendimtar për ekonominë globale dhe peizazhin gjeopolitik.......

Rusia kërkon ndihmën e Kinës në IA - Putin bën thirrje për më shumë bashkëpunim në sektorin e teknologjisë
Rusia ka bërë thirrje për të shtuar bashkëpunimin me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale për të konkurruar me Shtetet e Bashkuara. Të dyja vendet po......

Hungaria humb fondet e BE-së/1 miliard euro janë bllokuar për shkelje të rregullave të bllokut
Hungaria ka humbur zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian me vlerë 1 miliard euro, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Ky vendim, që është konfirmuar......

2600 biznese, në treg të lirë energjie-Apeli i Entit Rregullator: Gjeni dhe kontraktoni furnizuesin tuaj
Enti Rregullator i Energjisë ka apeluar bizneset që kanë plotësuar kriteret për të dalë në tregun e liberalizuar të energjisë, të gjejnë dhe kontraktojnë......

Ndërpriten eksportet e gazit rus në Evropë - Ukraina ndal tranzitin, pritet rritje cmimi per konsumatoret
Me hyrjen e vitit të ri, eksportet e gazit rus përmes Ukrainës u ndalën, duke shënuar fundin e dekadave të dominimit të Moskës në tregjet energjetike të......

Mbi 742 mijë depozitime në ATM për 9-mujorin/ Turizmi ndikoi rritjen e numrit dhe vlerës së transaksioneve
Në dy vitet e fundit, pagesat dhe depozitimet përmes ATM-ve kanë përjetuar një rritje të ndjeshme, e nxitur kryesisht nga performanca e pozitive e turizmit,......