Bizneset rrisin furnizimet për stinën e verës/ Shtohen importet për sezonin, anijet në nivelin më të lartë që nga 2005

Shqipëria duket se po hyn më e përgatitur në sezonin veror 2026, me rritje të ndjeshme të importeve në disa kategori të lidhura drejtpërdrejt me turizmin, plazhet dhe aktivitetet detare.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në muajin mars 2026 importet e anijeve, varkave dhe strukturave lundruese arritën në rreth 134 milionë lekë, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar për muajin mars që prej vitit 2005. Krahasuar me marsin e vitit 2025, kur kjo kategori ishte rreth 77.8 milionë lekë, vlera është rritur ndjeshëm, duke sinjalizuar investime më të mëdha në shërbimet detare dhe turizmin bregdetar.
Rritje e fortë është shënuar edhe te importet e çadrave të diellit, bastuneve dhe artikujve të ngjashëm, të cilat arritën në 53.1 milionë lekë në mars 2026. Ky është niveli më i lartë i shënuar në rreth një dekadë, duke reflektuar zgjerimin e furnizimeve për plazhet dhe strukturat turistike. Një vit më parë, në mars 2025, kjo kategori regjistronte rreth 41.2 milionë lekë.
Ndërkohë, importet e prodhimeve të kashtës, xunkthit dhe kallamave, të përdorura gjerësisht në arredime verore, dekorime dhe struktura turistike, arritën në 5.3 milionë lekë në mars 2026. Kjo kategori shënoi rënie krahasuar me rreth 10 milionë lekë në mars 2025, megjithëse mbetet në nivele më të larta se shumë vite më parë.
Të dhënat tregojnë se bizneset shqiptare, veçanërisht ato të lidhura me turizmin bregdetar, kanë nisur furnizimet përpara pikut të sezonit veror. Rritja e importeve të mjeteve lundruese dhe pajisjeve të plazhit sugjeron pritshmëri pozitive për fluksin e turistëve dhe zgjerim të ofertës turistike përgjatë vijës bregdetare.
Rikujtojmë se hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri u rikthyen në rritje të fortë gjatë muajit mars, pas një fillimviti të zbehtë. Sipas INSTAT, në mars hynë 609,363 shtetas të huaj, me rritje 10.8% krahasuar me marsin 2025.
Punimet në rrugën “Kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut”, Karakaçi: Deri më 7 Maj përfundon asfaltimi
Punimet në segmentin rrugor “Kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut”, Shkodër, një aks shumë i rëndësishëm si për kryeqendrën e veriut por edhe për......
Turizmi shqiptar përballë sfidave globale - Hila: Ka interes të shtuar, por pasiguri për të mbyllur rezervimet
Tensionet në Lindjen e Mesme po ridimensionojnë edhe turizmin. Europianët tashmë po kërkojnë alternativa të tjera për të pushuar, e një prej këtyre......
Shqipëria po bëhet “cashless” - Rriten ndjeshëm pagesat në POS. Bizneset drejt detyrimit për pajisje deri në 30 maj
Nga kafet e mëngjesit te blerjet në supermarkete, gjithnjë e më shpesh shqiptarët po zgjedhin të paguajnë me kartë. Vetëm në dy muajt e parë, janar–shkurt,......
Rritet konsumi i energjisë elektrike - ERE: Shkak zgjerimi i aktivitetit ekonomik nga bizneset dhe kërkesës nga familjet
Konsumi i energjisë elektrike në vend ka shënuar rritje gjatë vitit 2025, duke reflektuar një zgjerim të moderuar të kërkesës, të lidhur si me aktivitetin......
Përballueshmëria e blerjes së pronës, ku renditet Tirana? Kreditë e larta dhe të ardhurat e ulëta shtrenjtojnë blerjen e shtëpive në rajon
Sipas indeksit më të fundit të përballueshmërisë së banesave nga Numbeo, qytetet e Europës Juglindore vijojnë të përballen me vështirësi të theksuara për......
Transaksionet mbi 10 mijë euro do të ndalohen - Kufizohet përdorimi i cash-it në veprimet tregtare
Qeveria vendos një kufi të ri për përdorimin e parasë cash në transaksionet tregtare, në kuadër të projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe......
Më shumë dalje jashtë vendit, portet fitojnë terren/ Pasiguria në Lindjen e Mesme orienton udhëtimet drejt Europës
Daljet e shtetasve shqiptarë nga vendi vijuan të rriten në tre muajt e parë të vitit, duke treguar një lëvizshmëri më të lartë krahasuar me të njëjtën......
Bankat shtojnë praninë fizike në vend - Viti 2025 solli ndryshime të forta në strukturën e tregut financiar shqiptar
Viti 2025 u mbyll me ndryshime të rëndësishme në strukturën e sistemit financiar të vendit me më pak zyra të këmbimit valutor, më pak subjekte financiare jo......


