Shqipëria Postuar më 27 Prill 2026, 11:58

Bankat shtojnë praninë fizike në vend - Viti 2025 solli ndryshime të forta në strukturën e tregut financiar shqiptar

Nga Ledina Elezi

Bankat shtojnë praninë fizike në vend - Viti 2025 solli ndryshime

Viti 2025 u mbyll me ndryshime të rëndësishme në strukturën e sistemit financiar të vendit me më pak zyra të këmbimit valutor, më pak subjekte financiare jo banka, më pak shoqëri kursim-krediti dhe më shumë banka.

Sipas Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë, rrjeti i bankave u zgjerua me 8 degë të reja brenda territorit të vendit, duke e çuar numrin total të degëve bankare në 408, në fund të vitit.

Edhe pse gjatë vitit 2025, në vend operonin 11 banka tregtare, Banka e Shqipërisë dha miratimet paraprake edhe për dy banka të reja: për licencimin e degës së bankës së huaj bujqësore (Ziraat Bank) dhe licencimin e bankës digjitale (JET Bank), të parat të këtij lloji në Shqipëri.

Ndërkohë, një bankë në sektor është riorganizuar dhe ka përthithuar një subjekt financiar jo bankë, duke ofruar tashmë kështu jo vetëm shërbimet bankare, por edhe ato të mikrofinancës.

Ndërkohë, e kundërta ka ndodhur me subjekte të tjera në sistem. U licencuan 33 zyra të reja të këmbimit valutor dhe iu revokua licenca 83 zyrave ekzistuese. Në fund të vitit 2025, ushtronin aktivitetin 592 zyra të këmbimit valutor.

Ndërkohë, është kryer procesi i inspektimeve në vend për 26 zyra të këmbimit valutor (ZKV), proces i cili përfshin edhe ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve, ndërsa në një pikë të këmbimit valutor është kryer një inspektim i përbashkët me Agjencinë e Inteligjencës Financiare. Për ZKV-të, gjatë periudhës shkurt–mars, është zhvilluar fushata e ndjekjes së raportimeve në Bankën e Shqipërisë. Si rezultat i këtij procesi, janë marrë 200 masa administrative, si dhe, në disa raste, subjekteve u është hequr licenca.

Në fund të vitit, ushtronin veprimtari 1 union i shoqërive të kursim-kreditit dhe 15 shoqëri të kursim-kreditit (6 me status të pezulluar), pas revokimit të licencës së 1 shoqërie të kursim-kreditit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat