Adoleshentet shqiptare, më të afta në botën digjitale/ Të dhënat e Eurostat, meshkujt janë më të prirur në programim
Në vitin 2025, vajzat e moshës 16–19 vjeç në Bashkimin Europian shfaqën nivele më të larta të aftësive në krijimin e përmbajtjes digjitale krahasuar me mesataren e popullsisë së përgjithshme. Këto të dhëna vijnë nga anketa e Eurostat mbi përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në familje dhe nga individët, duke theksuar rolin gjithnjë në rritje të vajzave në botën digjitale.
Ndërkohë, në Shqipëri sipas të dhënave, rezulton se meshkujt kanë një prirje më të lartë drejt programimit krahasuar me vajzat. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se vajzat janë më pak aktive në teknologji përkundrazi, ato dallojnë në fusha të tjera të përdorimit digjital.
Të rinjtë sot janë gjithnjë e më të tërhequr nga gjuhët e kodimit dhe aplikacionet e ndryshme, duke fituar që në moshë të hershme akses në programe që kërkojnë aftësi të avancuara digjitale. Për Shqipërinë, të dhënat e tre muajve të fundit të anketës tregojnë se rreth 18.2% e kësaj grupmoshe janë përdorues të rregullt të internetit. Në aspektin e programimit, rreth 20% e djemve kanë shkruar të paktën një herë kod, ndërsa kjo shifër për vajzat arrin në rreth 16%.
Edhe pse adoleshentet shqiptare paraqiten me përqindje më të ulët se meshkujt ato renditen ndër vendet e para në Europë për kodim, duke zënë vendin e pestë dhe duke reflektuar një potencial të konsiderueshëm. Në nivel europian, kryesojnë vajzat suedeze, të cilat shquhen për aftësitë e tyre të avancuara në programim dhe përdorimin e teknologjisë.
Në përgjithësi, vajzat në BE tejkalojnë përqindjet e popullsisë së përgjithshme në shumë aktivitete digjitale, me diferenca që variojnë nga 28.5 pikë përqindjeje në krijimin e skedarëve që kombinojnë elementë të ndryshëm (si tekst, imazhe apo grafikë), deri në 0.4 pikë përqindjeje në përdorimin e avancuar të spreadsheet-eve.
Veçanërisht, ka katër fusha ku vajzat tejkalojnë bashkëmoshatarët meshkuj: redaktimi i fotove, videove dhe audios; përdorimi i programeve të përpunimit të tekstit; krijimi i skedarëve të integruar me elementë të ndryshëm; si dhe kopjimi apo zhvendosja e skedarëve midis pajisjeve, dosjeve apo hapësirave cloud. Këto tregues dëshmojnë se, pavarësisht dallimeve në programim, vajzat po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekosistemin digjital.
Sistem i ri i parkimit në Vlorë - Fondi 14.2 mln lekë, investim për menaxhimin e trafikut
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e garës për implementimin e sistemit të parkimit për “Vlora Parking”. Fondi limit i parashikuar për këtë projekt është 14......
Bahreini, furnizuesi kryesor i aluminit në Janar-Mars/ Shqipëria rrit varësinë nga vendet e Lindjes së Mesme në kulmin e tensioneve
Tensionet në Lindjen e Mesme dhe kufizimet në Ngushticën e Hormuzit nuk po ndikojnë vetëm tregun e naftës, por edhe furnizimin me lëndë të para strategjike......
Merz ndez debatin mbi sistemin e pensioneve - “Sigurimi i detyrueshëm do të ofrojë vetëm mbulim bazë për pleqërinë”
Pensionet kanë qenë një çështje e nxehtë në Gjermani për shumë vite, por së fundmi kancelari Friedrich Merz e rindezi polemikën. "Sigurimi i detyrueshëm i......
Kriza e karburantit të avionëve - Rafineria Dangote në Nigerisë furnizon Evropën
Rafineria gjigante Dangote e Nigerisë po përfiton nga marzhet rekord për prodhimin e karburantit për avionë që e shet kryesisht jashtë vendit, ndërsa linjat......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën në qëndrueshmëri duke mos pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81 lekë dhe......
Goldman rrit parashikimet për çmimin e naftës - Ndikon prodhimi më i ulët në Lindjen e Mesme
Goldman Sachs ka rritur parashikimet e saj për çmimin e naftës për tremujorin e katërt në 90 dollarë për fuçi për naftën bruto Brent dhe 83 dollarë për......
Shpenzimet ushtarake globale rriten me 2.9% - Kontribuesi kryesor ishte Evropa me 864 miliardë dollarë
Shpenzimet ushtarake globale u rritën me 2.9% në vitin 2025, pavarësisht një rënieje prej 7.5% në Shtetet e Bashkuara, pasi Presidenti Donald Trump ndaloi......
Festivali Kombëtar i Shkencës, Rama: Platformë për inovacionin dhe talentin e të rinjve shqiptarë
Arsimi cilësor në Shqipëri po merr një tjetër dimension përmes nismave që nxisin kërkimin shkencor dhe inovacionin tek të rinjtë. Një prej tyre është......


