Transporti me legjislacion të ri - 45% e ligjeve kërkojnë përafrim të plotë me ligjet e BE deri në 2027
Qeveria synon të përshpejtojë harmonizimin e legjislacionit në sektorin e transportit me atë të Bashkimit Evropian, sipas Strategjisë Sektoriale të Transportit 2030, e nxjerrë për konsultim publik.
Dokumenti parashikon që vendi ynë të arrijë përafrim të plotë ligjor me acquis të BE-së deri në vitin 2027 dhe zbatim të plotë të tij deri në vitin 2030, si një hap kyç në procesin e integrimit evropian dhe në funksion të krijimit të një sistemi transporti të sigurt, konkurrues dhe të ndërveprueshëm.
Megjithatë, strategjia pranon se aktualisht vendi është ende në një fazë të ndërmjetme, pasi rreth 45% e legjislacionit evropian në këtë sektor mbetet ende për t’u përafruar plotësisht, ndërsa vetëm një pjesë e kufizuar është zbatuar në mënyrë të plotë.
Në këtë kuadër, dokumenti parashikon një sërë masash për të përshpejtuar procesin, duke përfshirë hartimin e një plani të detajuar pune për vitet 2026–2027, forcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe trajnimin e administratës për zbatimin e legjislacionit evropian.
Ndër prioritetet kryesore është përafrimi i rregullave për transportin rrugor, përfshirë hyrjen në treg, rregullat sociale për drejtuesit e mjeteve dhe zhvillimin e infrastrukturës për karburantet alternative. Po ashtu, parashikohet harmonizimi i plotë i kuadrit ligjor për transportin hekurudhor, detar dhe ajror, në përputhje me paketat dhe direktivat e BE-së.
Strategjia thekson se përafrimi ligjor nuk është i mjaftueshëm pa zbatim efektiv, ndaj një pjesë e rëndësishme e reformës lidhet me forcimin e autoriteteve rregullatore, përdorimin e sistemeve digjitale për monitorim dhe rritjen e mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjes.
“Blini bileta avioni tani”! - Ministri spanjoll: Kostot më të larta të karburantit kërcënojnë të rrisin çmimet
Udhëtarët duhet të blejnë bileta avioni sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur rrezikun e çmimeve më të larta të shkaktuara nga shtrenjtimi i naftës......
“Shqipëria, prodhim i lartë nga burime të rinovueshme” - Reuters: Më e mbrojtur nga rritjet e ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike
Ndërsa lufta e Iranit prish rrjedhat globale të naftës dhe gazit dhe çmimet e energjisë rriten ndjeshëm, lumi Drin, i cili zbret përmes maleve të Shqipërisë......
Adoleshentet shqiptare, më të afta në botën digjitale/ Të dhënat e Eurostat, meshkujt janë më të prirur në programim
Në vitin 2025, vajzat e moshës 16–19 vjeç në Bashkimin Europian shfaqën nivele më të larta të aftësive në krijimin e përmbajtjes digjitale krahasuar me......
Sistem i ri i parkimit në Vlorë - Fondi 14.2 mln lekë, investim për menaxhimin e trafikut
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e garës për implementimin e sistemit të parkimit për “Vlora Parking”. Fondi limit i parashikuar për këtë projekt është 14......
Bahreini, furnizuesi kryesor i aluminit në Janar-Mars/ Shqipëria rrit varësinë nga vendet e Lindjes së Mesme në kulmin e tensioneve
Tensionet në Lindjen e Mesme dhe kufizimet në Ngushticën e Hormuzit nuk po ndikojnë vetëm tregun e naftës, por edhe furnizimin me lëndë të para strategjike......
Merz ndez debatin mbi sistemin e pensioneve - “Sigurimi i detyrueshëm do të ofrojë vetëm mbulim bazë për pleqërinë”
Pensionet kanë qenë një çështje e nxehtë në Gjermani për shumë vite, por së fundmi kancelari Friedrich Merz e rindezi polemikën. "Sigurimi i detyrueshëm i......
Kriza e karburantit të avionëve - Rafineria Dangote në Nigerisë furnizon Evropën
Rafineria gjigante Dangote e Nigerisë po përfiton nga marzhet rekord për prodhimin e karburantit për avionë që e shet kryesisht jashtë vendit, ndërsa linjat......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën në qëndrueshmëri duke mos pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81 lekë dhe......


