Zgjerohet kredia për sektorin privat - Arriti në 34% në raport më PBB në fund të vitit 2025

Kreditimi për sektorin privat vijoi të rritet me norma të larta në tremujorin e katërt të vitit 2025 dhe në muajin janar 2026. Zgjerimi vjetor i kredisë shfaqi një përmirësim të lehtë në tremujorin e fundit të vitit, me një rritje mesatare prej 14.4% dhe iu rikthye niveleve mesatare të gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025 në muajin janar 2026, duke shënuar një rritje vjetore prej 13.9%.
Kjo dinamikë i dedikohet më së shumti luhatjeve në portofolin e kredive për likuiditet akorduar bizneseve, ndërkohë që kreditimi i individëve shfaqi norma të qëndrueshme rritjeje. Në raport më PBB-në, kredia për sektorin privat shënoi një tjetër zgjerim, në 34% në fund të vitit 2025, duke ilustruar rritjen e peshës së kredisë bankare në financimin e aktivitetit ekonomik.
Zgjerimi i kredisë është mbështetur nga kërkesa e lartë për financim, e nxitur nga rritja e aktivitetit ekonomik në vend, kushtet e favorshme financiare dhe ecuria pozitive e besimit në ekonomi. Paralelisht me to, bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit për bizneset dhe janë treguar më tolerante në marrjen përsipër të rrezikut, të përkrahura edhe nga rënia e raportit të kredive me probleme ndaj totalit. Vlera e këtij raporti prej 3.8% në muajin janar qëndroi pranë nivelit minimal të shënuar në fund të dhjetorit 2025.
Zgjerimi i aktivitetit kreditues të bankave pasqyron më së shumti rritjen e shpejtë të kredisë në Lek. Rritja vjetore e saj shënoi 16.7% në tremujorin e katërt të vitit 2025 dhe 15.1% në muajin janar 2026. Normat e ulëta të interesit në segmentin e kredisë në Lek, orientimi i politikave të bankave për përputhjen e monedhës së kreditimit me atë të të ardhurave të kredimarrësit, si edhe një ndërgjegjësim i publikut për rrezikun e kursit të këmbimit, po mbështesin zhvendosjen e strukturës së portofolit të kredisë drejt Lekut gjatë viteve të fundit.
Kështu, prej më shumë se tre vjetësh, kredia në Lek po rrit peshën e saj në financimin e sektorit privat, duke përbërë 58.2% të portofolit total. Ndërkohë, kreditimi në valutë vijoi të shfaqë ritme të qëndrueshme rritjeje, rreth nivelit 12.4%, por gjithsesi më të ngadalta se ai në Lek.
Borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.89 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje të lehtë gjatë vitit 2025, në raport me vitin 2024. Sipas......
Trump propozon buxhet "historik" për mbrojtjen - Synon shkurtime prej 10% në programe të tjera federale
Presidenti Donald Trump kërkoi një ulje prej 10% të shpenzimeve jo-mbrojtëse për vitin fiskal 2027 dhe një rritje masive prej 500 miliardë dollarësh në......
Skenari i BSH: Çfarë do të sillte një euro në 115.5 lekë? - Inflacion më i lartë, norma më të rënda interesi dhe rritje më e dobët ekonomike
Ecuria e kursit të këmbimit të Lekut gjatë viteve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së Bankës së Shqipëris thekson kjo e fundit në raportin vjetor për......
Konflikti po shtrenjton edhe çmimet e ushqimeve - Indeksi global i FAO për marsin u rrit 2,4% krahasuar me shkurtin
Çmimet globale të mallrave ushqimore u rritën për të dytin muaj radhazi në mars, të nxitura kryesisht nga kostot më të larta të energjisë të lidhura me......
Gjermanët kërkojnë makina elektrike - Përballë shtrenjtimit të pandalshëm të karburanteve
Një numër gjithnjë e në rritje i konsumatorëve gjermanë po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së automjeteve elektrike (EV) përballë çmimeve të larta të......
Si do të jenë inspektimet e punës në 2026? - Informaliteti në treg mbetet i lartë, 79% e bizneseve në shkelje në 2025
Rezultatet e inspektimeve për vitin 2025 tregojnë një nivel të lartë mospërputhshmërie në tregun e punës. Sipas raportit të Inspektoriatit, 79% e subjekteve të......
Pasojat e tarifave të Trump në SHBA Disa industri përballen me efektet e zgjatura një vit më vonë
Një vit pasi Presidenti Donald Trump shpalli “ ditën e çlirimit ” dhe vendosi tarifa gjithëpërfshirëse mbi importet, duke nisur një valë pasigurie ekonomike......
Kërkimi shkencor, me tre nivele financimi - Institucionet e reja, jo kriter performance për 3 vitet e para
Qeveria ka miratuar modelin e ri të financimit për shkencën dhe kërkimin shkencor, duke synuar rritjen e eficiencës dhe transparencës në shpërndarjen e......


