Zbatimi i reformave dhe objektivat e BE-së - Raporti në Fletoren Zyrtare/ 41 masa të raportuara, 21 të realizuara

Komisioni Evropian ka publikuar vlerësimin për Raportimin e Parë të Zbatimit të Facilitetit për Reforma dhe Rritje, një dokument i përfshirë në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027–2029 dhe botuar në Fletoren Zyrtare.
Shqipëria ka raportuar 41 masa, nga të cilat 21 janë realizuar, ndërsa 20 mbeten të parealizuara, duke përfshirë energji të rinovueshme, etiketim energjetik dhe transparencën e pronësisë mediatike.
Vlerësimi parashikon përfitime prej rreth 99 milionë eurosh, të ndara mes mbështetjes buxhetore, granteve për investime dhe huave nga WBIF. Për periudhën Dhjetor 2024, nga 16 masa, 11 u realizuan, ndërsa për Qershor 2025, nga 20 masa, 9 janë realizuar dhe 11 mbeten në pritje për miratime ligjore dhe finalizimin e mekanizmave të raportimit institucional.
Pesë masa janë raportuar përpara afatit, ku vetëm njëra është realizuar plotësisht, ndërsa 4 mbeten të papërfunduara për shkak të vonesave në harmonizimin e protokolleve ndërkombëtare, politikës së vizave dhe sistemit të paralajmërimit të hershëm për substancat narkotike.
Më 24 Shtator 2025 u zhvillua Komiteti i Monitorimit të Facilitetit për Reforma dhe Rritje, i bashkëkryesuar nga Koordinatori Kombëtar dhe përfaqësues të Komisionit Evropian. Në fokus ishte rishikimi i progresit të Agjendës Kombëtare të Reformave 2024–2027, me pjesëmarrje të gjerë të institucioneve, shoqërisë civile, akademisë dhe komunitetit të biznesit.
Ky raport dhe takimet e monitorimit synojnë të forcojnë zbatimin e reformave, të nxisin transparencën dhe të garantojnë përmbushjen e objektivave të dakordësuara me Bashkimin Evropian.
Shpallet situata e veçantë në tregun e hidrokarbureve - Qeveria ngre Bordin e Transparencës, çmime të detyrueshme për kompanitë
Qeveria shqiptare ka shpallur situatën e veçantë në tregun e hidrokarbureve, pas përshkallëzimit të krizës në Lindjen e Mesme dhe ndikimit të saj në çmimet e......
Sa paguajnë shqiptarët për sigurime? - AMF: Primi për frymë në 2025, rreth 12% më i lartë. Tregu zë një peshë të vogël në ekonomi
Nga viti në vit, shqiptarët po shpenzojnë më shumë për sigurime. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primi i......
Sa nikel dhe kobalt ka nëntoka e Bilishtit? - Mineralet kritike, rezervat e vendit përgjatë kufirit juglindor
Vendi ynë synon të kthehet në një aktor të rëndësishëm në tregun e mineraleve kritike, në një kohë kur raportimet në median greke për një investim të......
Greqia, 4 masa për frenimin e çmimit të karburanteve - Mitsotakis: Do të kushtojnë 300 mln euro për periudhën prill-maj
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi masa për të mbështetur familjet dhe bizneset për shkak të efekteve të luftës në Lindjen e Mesme. Siç deklaroi ai,......
Sa zgjidhje marrin ankesat për punën në Shqipëri? - Mosmarrja e pagave të prapambetura renditet si shqetësimi kryesor
Inspektoriati Shtetëror i Punës ka regjistruar gjatë vitit 2025 një volum të lartë ndërveprimi me qytetarët dhe palët e interesuara, duke evidentuar gjithsej......
Ulet TVSH për karburantet nga 18% në 10% - Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në fuqi për dy javë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë një vendim të ri, duke ulur Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet nga 18% në 10%. Sipas vendimit, çmimet......
“Pjata e plotë” e turizmit shqiptar/ Sa qarkullojnë mesatarisht në letra hotelet dhe restorantet në ditë?
Shpesh flasim për shifrat rekord të turistëve, por sa përkthehet ky sukses në arkat e bizneseve që ofrojnë fjetje dhe ushqim? "Scan Intel" ka analizuar të......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë......


