Ulet TVSH për karburantet nga 18% në 10% - Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në fuqi për dy javë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë një vendim të ri, duke ulur Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet nga 18% në 10%. Sipas vendimit, çmimet e benzinës nuk pritet të ndryshojnë, ndërsa çmimi i naftës pritet të rritet për rreth tre denarë. Vendimi do të hyjë në fuqi nga mesnata e së hënës dhe do të jetë i vlefshëm për një periudhë prej dy javësh.
Qeveria theksoi se kjo masë është ndërmarrë me qëllim stabilizimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e mëtejshme të çmimeve.
“Me këtë masë presim që çmimi i benzinës të mbetet pothuajse i pandryshuar, ndërsa nafta të shtrenjtohet për rreth 3 deri në 3,5 denarë për litër”, ka deklaruar kryeministri, Hristijan Mickoski.
Kreu i qeverisë shtoi se, “me këtë vendim u kursejmë qytetarëve afërsisht 200 mijë euro në ditë, ose diku rreth një milion e gjysmë euro në javë, duke marrë parasysh që konsumi mesatar është diku rreth një milion e gjashtëqind mijë litra, nga të cilat një milion e dyqind litra janë naftë, afërsisht 75%, dhe katërqind mijë litrat e mbetura janë benzinë me 95 dhe 98 oktanë”.
Mickoski nënvizoi edhe faktin se meqenëse Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburantit në rajon është nën presion nga vendet fqinje. “Qytetarë nga vendet fqinje që vijnë tek për t’u furnizuar me karburant, prandaj, dhe sipas informacionit që kemi, konsumi është rritur me afërsisht 9%, krahasuar me ditët e zokonshme. Rreth 150 mijë litra mbushen shtesë nga qytetarët e vendeve fqinje, ku presioni më i madh është në komunat kufitare”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut.
“Pjata e plotë” e turizmit shqiptar/ Sa qarkullojnë mesatarisht në letra hotelet dhe restorantet në ditë?
Shpesh flasim për shifrat rekord të turistëve, por sa përkthehet ky sukses në arkat e bizneseve që ofrojnë fjetje dhe ushqim? "Scan Intel" ka analizuar të......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë......
Rriten çmimet globale të naftës - Irani kërcënon infrastrukturën energjetike të Gjirit Persik pas paralajmërimit të Trump
Çmimet e naftës u rritën të hënën pasi Garda Revolucionare e Iranit tha se do të synonte termocentralet e Izraelit dhe ato që furnizojnë bazat amerikane në......
“Më shumë rezerva nafte në treg” - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë nis konsultimet me shtetet
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë po konsultohet me qeveritë në Azi dhe Evropë mbi lirimin e më shumë rezervave të naftës "nëse është e nevojshme" për shkak......
Biletat e avionit, shitje rekord para rritjes së çmimeve - Ndikimi i çmimeve të karburantit mund të çojë deri në 10% shtrenjtim
Linjat ajrore globale po përjetojnë shitje rekord të biletave, pasi pasagjerët po rezervojnë fluturime shumë kohë më parë, nga frika e rritjes së mundshme të......
2015-2025, dekada më e nxehtë në histori - Guterres: Gjendja e klimës globale është në emergjencë
Njëmbëdhjetë vitet e fundit midis viteve 2015-2025 kanë qenë më të nxehtat që nga fillimi i regjistrimeve, tha agjencia e motit e OKB-së. Raporti i......
Italia voton për drejtësinë/ Provë vendimtare për Giorgia Melonin
Në Itali po vijon procesi i votimit për një referendum dy ditor mbi ndryshimet në sistemin e drejtësisë. Kryeministrja Giorgia Meloni e mbështet këtë nismë,......
“Liria në botë 2026”/Rama: Raporti, Shqipëria kryesuese në rajon
Shqipëria ka marrë vlerësim pozitiv në raportin ndërkombëtar të Freedom House, “Liria në botë 2026”, ku renditet si vendi më i vlerësuar në rajon për......


