Shqipëria Postuar më 26 Janar 2026, 10:26

Zbatimi i planit sektorial në sektorin e ndërtimit - Ministri Malaj: Synohet rritja e formalizimit në sektorë kyç të ekonomisë

Nga SCAN TV

Zbatimi i planit sektorial në sektorin e ndërtimit - Ministri Malaj:

Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, po zhvillojnë një konferencë për mediat në lidhje me zbatimin e Planit Sektorial në sektorin e ndërtimit dhe rezultatet e deritanishme.

Ministri Malaj deklaroi se “jemi në vitin e dytë të zbatimit të strategjisë afatmesme të të ardhurave, që synon jo vetëm rritjen e të ardhurave, por administrim më të mirë fiskal. Pjesë e objektivave është rritja e formalizimit në sektorë kyç të ekonomisë me risk të lartë siç janë turizmi dhe ndërtimi.

Në agjencitë imobiliare janë evidentuar shkelje të rënda: mungesë transparence të çmimeve, mosdeklarim i pagave, si dhe moslëshim i faturave tatimore. Objektivat e administratës fokusohen në formalizimin e tregut të punës, deklarimit të pagave, dhe deklarimit të xhirove që realizojnë në sektorin e ndërtimt. Administrata tatimore në nëntor 2025 ndërmori nismën kundër informalitetit. Mbi 13 mijë sms ndërgjegjesuese u janë dërguar subjekte që operojnë në sektorin e ndërtimit.

Kemi rritje të numrit të punonjësve që paguhen midis fashave 700-1000 euro. Rritje të punonjësve që paguhen mbi 120 mijë lekë. Por, ka ende subjekte që nuk kanë reaguar nga sms që ka dërguar administrata tatimore”.

Nga ana e tij, kreu i administratës tatimore, Ilir Binaj, u shpreh se “nga vetëdeklarimet e bëra rezultoi një rritje e moderuar e deklarimit të pagave dhe faza e parë sapo ka filluar.  Nga aksioni u morën databazat e çmimeve nga agjencitë imobiliare.

Faza e dytë do fokusohet te nënkontratorët, do investigohet burimi i financimit. Faza e tretë te ndërtuesit, do identifikohen ndërtues që nuk kanë reflektuar. Aksioni është planifikuar të përfundojë në maj 2026, ndërsa risi është trajtimi i informacionit që vjen nga palët e treta”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat