Turizmi deklaroi 14% më shumë shitje në sezon - Antiinformaliteti, 100 subjekte u “shpallën” me humbje!
Ndërsa vendi ka regjistruar një bum turistik përgjatë vitit të kaluar, kjo nuk është reflektuar tërësisht tek bizneset e shërbimeve, siç janë strukturat akomoduese, baret dhe restorante. Një pjesë e mirë e tyre janë kapur duke kryer evazion fiskal.
Në kuadër të Planit të turizmit 2024, administrata tatimore ka analizuar të dhënat në sistemin tatimor për subjektet pjesë e planit dhe janë kryer një sërë analizash për risqe të ndryshme të cilat janë dërguar për trajtim.
Pas analizës së kryer lidhur me krahasimin e xhiros nga fiskalizimi krahasuar Korrik 2024 me Korrik 2023, janë evidentuar 100 Tatimpagues aktiv me rënie në vlerë më të madhe. Rënie në vlerë është mbi 5 milionë lekë.
Po ashtu janë evidentuar 99 tatimpagues me numër punonjësish më pak 10, tek të cilët totali i TVSH-se së detyrueshme për të dy periudhat është nën 200,000 lekë për periudhën Qershor 2024, Korrik 2024.
Tatimet kanë evidentuar gjithashtu 27 subjekte me leje për stacion plazhi nga agjencia e bregdetit mbi 10 punonjës dhe pa fatura për çadra për periudhën 12 - 18 Gusht 2024.
Megjithatë nga krahasimi i të dhënave nga fiskalizimi vihet re se për periudhën Gusht 2024 krahasuar me Gusht 2023, ka një rritje të shitjeve prej 11% dhe një rritje të numrit të faturave të lëshuara prej 5%
Ndërsa për periudhën tremujore Qershor - Gusht 2024 krahasuar me Qershor - Gusht 2023 rezulton një rritje të shitjeve prej 14% dhe një rritje të numrit të faturave të lëshuara prej 7%
Ndërsa janë regjistruar për përgjegjësinë e TVSH-se rreth 110 TP gjatë periudhës Maj – Gusht 2024.
Për të luftuar evazionin fiskal dhe mospërputhjen midis numrit të turistëve dhe shitjeve, një javë më parë qeveria miratoi një vendim sipas të cilit, strukturat akomiduess duhet të deklarojnë jo më pak se 65 % shitje të kapaciteteve që kanë përgjatë periudhës 1 maj-30 shtator dhe jo më pak se 30 % nga periudha 1 tetor- 30 prill.
Sondazh

Turizmi e nis me vrull vitin 2025/ Rritje me 41% e vizitorëve të huaj, “bum” në destinacionet jo bregdetare
Turizmi në Shqipëri ka nisur vitin 2025 me shifra pozitive. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), numri i vizitorëve në muajin Janar është rritur me......

Dyfishohen të huajt në bujtina - Gjecaj: Po punojmë për më shumë shërbime. Nga xhiro me kuaj, te zip-line
Ndonëse hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në jug të vendit, në fillim të këtij viti, vazhduan të frekuentoheshin kryesisht nga shtetas shqiptarë,......

Si do të mbrohen të drejtat e autorit? - Pr/ligji: Gjobat parashikohen deri në 3% e të ardhurave vjetore të platformave
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nxjerrë për Konsultim Publik, projektligjin “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me......

1.33 mld lekë për rrugët lidhëse në Tunelin e Llogarasë - ARRSH bën gati tenderin, sivjet parashikohet hapja përfundimtare për automjetet
Ndërtimi i rrugëve lidhëse në Tunelin e Llogarasë do të kushtojë rreth 1.33 mld lekë apo 13.5 mln euro. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin mbi......

Mbi 100 ditë me zemër artificiale! - Një burrë australian jetoi mbi 3 muaj me pajisjen eksperimentale
Një burrë australian me probleme të rënda të zemrës u bë personi i parë në botë që mbijetoi mbi 100 ditë me një zemër totalisht artificiale përpara se t’i......

Më shumë mallra kineze dhe arabe në Shkurt/ Importet ranë ndjeshëm me Turqinë, Gjermani dhe Italinë
Sipas të dhënave, në Shkurt, importet e mallrave arritën vlerën 68 mld lekë, duke u ulur me 8.6%, në krahasim me një vit më parë. Edhe nëse analizojmë dy......

Rusia planifikon prodhim masiv të litumit në 2030 - Synon të paktën 60,000 tonë karbonat litiumi në fund të dekadës
Rusia planifikon të prodhojë të paktën 60,000 tonë metrikë karbonat litiumi në vitin 2030, tha ministria e burimeve natyrore. Moska kërkon të reduktojë......

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, marrëveshje trepalëshe ushtarake!
Ministrat e Mbrojtjes së Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës (Pirro Vengu, Ivan Anushi dhe Ejup Maqedonci) kanë nënshkruar sot në Tiranë një marrëveshje......