Shqipëria Postuar më 1 Shtator 2026, 13:01

Tregu kërkon inxhinierë dhe ekonomistë - Te të pakualifikuarit, kamarierët domosdoshmëri për bizneset

Nga Diamila Leka

Tregu kërkon inxhinierë dhe ekonomistë - Te të

Tregu i punës vijon të shfaqë kërkesë për një gamë të gjerë profilesh profesionale. Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive tregojnë se vetëm gjatë muajit gusht janë listuar mbi 1,460 vende të lira pune.

Pjesa më e madhe e vendeve vakante i përket kategorisë së punonjësve të pakualifikuar, me mbi 1,200 pozicione të shpallura. Kërkesat e bizneseve gjatë gushtit janë përqendruar në një sërë profesionesh, mes tyre shoferë, kasapë, shitës, hekurkthyes dhe rrobaqepës.

Por kërkesa të konsiderueshme janë evidentuar edhe në sektorin e akomodimit dhe shërbimeve, veçanërisht gjatë muajit të sezonit turistik.

Vetëm për pozicionin e kamarierit janë listuar mbi 150 vende vakante. Ndërkohë, kërkesa të larta janë regjistruar edhe për punonjës në sektorin e pastrimit dhe të kuzhinës, duke reflektuar nevojat e strukturave hoteliere dhe të shërbimit.

Ndërsa për profesionet e kualifikuara, gjatë gushtit janë listuar rreth 200 vende të lira pune. Në këtë kategori, kërkesat më të larta janë për inxhinierë dhe ekonomistë, ndërsa tregu ka shfaqur nevojë edhe për mësues dhe programues.

Të dhënat e gushtit tregojnë kështu një treg pune ku kërkesa mbetet e lartë si për profesionet bazë dhe të shërbimit, ashtu edhe për profilet e specializuara.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat