Franca, tarifa shtesë për Temu dhe Shein - Masat variojnë nga 0.25 euro për një palë çorape, deri në 12 euro për një pallto

Franca filloi, nga e marta, të vendosë masa ndëshkuese ndaj kompanive që përfaqësojnë “skajin më ekstrem të modës së shpejtë”, në përpjekje për të frenuar rritjen e shitjeve të veshjeve të lira, të ofruara nga platformat e tregtisë elektronike, si Shein dhe Temu.
Këto masa ndëshkuese, që janë pjesë e një ligji për modën e shpejtë të miratuar në qershor, synojnë të trajtojë shqetësimet mjedisore të shkaktuara nga mbiprodhimi dhe variojnë nga 0,25 euro për një palë çorape, deri në 12 euro për një pallto. Megjithatë, gjoba nuk mund të kalojë 50% të çmimit të shitjes së produktit pa taksa.
Këto masa i shtohen vështirësive me të cilat po përballet Shein, pasi përfundimi i afatit të përjashtimit nga tarifat doganore për pakot e lira në Bashkimin Europian dhe në SHBA, bëri që vlerësimi i kompanisë të binte ndjeshëm, përpara debutimit të saj në bursën e Hong Kongut të martën.
As Shein dhe as Temu nuk iu përgjigjën kërkesave për komente lidhur me këto tarifa. Zëdhënësi i Shein në Francë, Quentin Ruffat, kishte deklaruar më herët se masat ndëshkuese ndaj modës së shpejtë do të dëmtonin konsumatorët, pasi do të çonin në rritjen e çmimeve. Ministria e Tregtisë në Kinë e ka përshkruar ligjin francez si diskriminues dhe një barrierë tregtare, duke thënë se ai mund të shkelë parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë.
Gjobat e Francës, të cilat pritet të rriten më tej nga viti 2030, llogariten duke përdorur një formulë që merr parasysh numrin e produkteve të shitura, çmimet dhe mundësinë për tu riparuar. Sipas prospektit të kompanisë, deri më 31 mars të këtij viti, Shein kishte në katalogun e saj më shumë se 2 milionë produkte, ndërsa çdo ditë shtoheshin rreth 4,700 modele të reja veshjesh.
Shitësit europianë me pakicë, siç është Inditex, Zara dhe H&M, të cilët ofrojnë një gamë më të vogël produktesh në faqet e tyre të internetit, nuk pritet të preken nga këto gjoba, sipas një njoftimi zyrtar të hënën. Sipas rregulloreve të Bashkimit Evropian mbi mbetjet tekstile, shtetet anëtare duhet të kenë një organ të Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit, që mbledh tarifa nga prodhuesit e tekstileve me qëllim që të financojë mbledhjen, klasifikimin dhe riciklimin e rrobave të hedhura.
Rumania humbet 770 mln euro nga fondet e BE - Ngërçi politik pengon reformën e pagave në sektorin publik
Rumania pritet të humbasë të paktën 770 milionë euro nga fondet e Bashkimit Europian, pasi partitë kryesore politike nuk arritën të miratojnë në kohë......
Rrugë e re 22 km Roskovec-Lushnje - ARRSH zgjedh projektuesin, oferta fituese 21 mln lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për studimin dhe projektimin e rrugës së re që do të lidhë Roskovecin me Lushnjën. Kompania......
Rritet besimi i bizneseve dhe konsumatorëve - Udhëhiqet nga ndërtimi, tregtia dhe shërbimet
Klima ekonomike në vend është përmirësuar ndjeshëm gjatë muajit gusht, me rritjen e besimit në shumicën e sektorëve të ekonomisë. Treguesi i Ndjesisë......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të martë të dobësohet duke humbur pikë nga dita e djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79 lekë dhe është......
Paralajmërime të forta për rreziqet e IA - Guvernatori i Bankës së Anglisë: Mund të destabilizojë sistemin financiar
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, ka paralajmëruar ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të G20-s se zhvillimi i shpejtë i......
Italia përballet me rënie të fortë të popullsisë - ISTAT paralajmëron për tkurrje me rreth 4 milionë banorë deri në 2050-ën
Popullsia e Italisë pritet të tkurret me pothuajse 4 milionë banorë deri në vitin 2050, duke krijuar presion të madh mbi ekonominë dhe sistemin e mirëqenies,......
60 metra katrorë kushtojnë gati 130 mijë euro! - Shkupi po bëhet i papërballueshëm. Çmimet janë rritur 29%
Çmimet e apartamenteve në Shkup vazhdojnë të rriten ndjeshëm, ndërsa çmimi mesatar i kërkuar në shpallje tashmë ka kaluar 2.150 euro për metër katror. Kjo do......
Shqipëri-Austri, ministri Ferit Hoxha: Partneriteti ynë ekonomik është më i fortë se kurrë
Në kuadër të Forumit Evropian në Alpbach, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Ministren e Jashtme austriake, Beate......

