Rritet besimi i bizneseve dhe konsumatorëve - Udhëhiqet nga ndërtimi, tregtia dhe shërbimet

Klima ekonomike në vend është përmirësuar ndjeshëm gjatë muajit gusht, me rritjen e besimit në shumicën e sektorëve të ekonomisë. Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit me 1.8 pikë, duke u pozicionuar 7.4 pikë mbi mesataren historike.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, përmirësimi u udhëhoq nga ndërtimi, tregtia dhe shërbimet, ndërsa një kontribut pozitiv dha edhe rritja e besimit të konsumatorëve. Në kahun tjetër, industria ishte sektori i vetëm që frenoi rritjen e treguesit të përgjithshëm.
Besimi në sektorin e ndërtimit shënoi rritjen më të fortë gjatë gushtit. Treguesi i Besimit në Ndërtim u rrit me 4.7 pikë përqindje, duke qëndruar rreth 10.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Përmirësimi u ndikua nga vlerësimi më pozitiv i bizneseve për aktivitetin aktual ndërtues dhe për kontratat porositëse. Ndërkohë, pritjet për çmimet në të ardhmen vijuan të bien.
Edhe sektori i tregtisë shfaqi një ecuri të mirë. Treguesi i Besimit në Tregti u rrit me 2.1 pikë përqindje, duke qëndruar rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren historike. Bizneset u shprehën më optimiste për ecurinë aktuale të shitjeve dhe pritjet për punësimin u përmirësuan.
Në shërbime, besimi u rrit me 1.8 pikë përqindje, duke qenë rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja u mbështet nga vlerësimi më i lartë për kërkesën dhe aktivitetin aktual të bizneseve.
Ndryshe nga sektorët e tjerë, industria regjistroi një rënie të besimit. Treguesi i Besimit të Industrisë u ul me 1.2 pikë përqindje në gusht. Rënia u ndikua kryesisht nga vlerësimi më i dobët për kontratat porositëse, ndërsa vlerësimi për prodhimin aktual mbeti në të njëjtin nivel me korrikun. Pavarësisht rënies, besimi në industri vijon të jetë 6.4 pikë përqindje mbi mesataren historike.
Edhe konsumatorët dhanë një sinjal pozitiv. Treguesi i Besimit Konsumator u rrit me 0.8 pikë përqindje në gusht dhe tashmë është 2.2 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sipas Bankës së Shqipërisë, konsumatorët kanë rikuperuar plotësisht rënien e besimit të regjistruar gjatë dy tremujorëve të parë të vitit. Përmirësimi u ndikua kryesisht nga vlerësimet më pozitive për blerjet e mëdha, si ato aktuale, ashtu edhe ato të pritshme.
Në tërësi, të dhënat e gushtit japin një panoramë më optimiste për ekonominë shqiptare, me shumicën e sektorëve që vijojnë të performojnë mbi mesataret e tyre historike. Megjithatë, dobësimi i besimit në industri mbetet një element për t’u monitoruar në muajt në vijim.
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të martë të dobësohet duke humbur pikë nga dita e djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79 lekë dhe është......
Paralajmërime të forta për rreziqet e IA - Guvernatori i Bankës së Anglisë: Mund të destabilizojë sistemin financiar
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, ka paralajmëruar ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të G20-s se zhvillimi i shpejtë i......
Italia përballet me rënie të fortë të popullsisë - ISTAT paralajmëron për tkurrje me rreth 4 milionë banorë deri në 2050-ën
Popullsia e Italisë pritet të tkurret me pothuajse 4 milionë banorë deri në vitin 2050, duke krijuar presion të madh mbi ekonominë dhe sistemin e mirëqenies,......
60 metra katrorë kushtojnë gati 130 mijë euro! - Shkupi po bëhet i papërballueshëm. Çmimet janë rritur 29%
Çmimet e apartamenteve në Shkup vazhdojnë të rriten ndjeshëm, ndërsa çmimi mesatar i kërkuar në shpallje tashmë ka kaluar 2.150 euro për metër katror. Kjo do......
Shqipëri-Austri, ministri Ferit Hoxha: Partneriteti ynë ekonomik është më i fortë se kurrë
Në kuadër të Forumit Evropian në Alpbach, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Ministren e Jashtme austriake, Beate......
Zgjerimi i superstradës Tiranë–Durrës, ARRSH: Nga 1-3 shtator kufizim trafiku në orët e natës
Në kuadër të vijimit të punimeve për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të......
Vetëvendosja dhe LDK bien dakord për Presidentin e ri të Kosovës – Ja kush propozohet
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin që do të propozohet për postin e Presidentit të ri të Kosovës.......
Greqia ul çmimet e mbi 1,600 produkteve - Masa për të lehtësuar kostot e jetesës
Mbi 1,600 produkte të konsumit në Greqi janë ofruar me çmime të reduktuara, në kuadër të një nisme të qeverisë për të lehtësuar presionin e kostos së jetesës......

