Shqipëria Postuar më 1 Shtator 2026, 10:34

Rrugë e re 22 km Roskovec-Lushnje - ARRSH zgjedh projektuesin, oferta fituese 21 mln lekë

Nga Ola Mitre

Rrugë e re 22 km Roskovec-Lushnje - ARRSH zgjedh projektuesin, oferta

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për studimin dhe projektimin e rrugës së re që do të lidhë Roskovecin me Lushnjën. Kompania “KLODIODA” është përzgjedhur me një ofertë prej 21 mln lekësh, në një procedurë që kishte fond limit rreth 24 mln lekë.

Tenderi u hap në muajin qershor, ndërsa kontrata synon hartimin e projektit të detajuar për një aks krejtësisht të ri, me gjatësi të përafërt 22 km. Traseja parashikohet të nisë pranë Roskovecit, në rrugën Poshnjë-Roskovec-Fier, dhe të përfundojë pranë Lushnjes, në aksin Berat-Lushnjë.

Një prej veprave kryesore të parashikuara është ndërtimi i një ure të re mbi lumin Seman, që ndan territoret e dy bashkive. Sipas termave të referencës, rruga do të projektohet si kategori C3, ose rrugë ndërurbane dytësore.

Përpara përcaktimit të trasesë përfundimtare, projektuesi duhet të analizojë të paktën dy variante të mundshme. Projekti do të përfshijë gjithashtu nyjet lidhëse, sinjalistikën, ndriçimin, gjelbërimin dhe rrugët dytësore për të garantuar aksesin e komuniteteve lokale.

Sipas ARRSH-së, aksi i ri synon të krijojë një lidhje më të shpejtë mes Roskovecit dhe Lushnjes, por edhe të shmangë kalimin e trafikut në qendrat e banuara. Kjo pritet të ulë ngarkesën në zonat urbane dhe të përmirësojë sigurinë rrugore për automjetet dhe këmbësorët.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat