Sa është fatura e rikthimit në shkollë? - Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë

Pak ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor, prindërit po përballen me faturën e përgatitjes së fëmijëve. Për vitin shkollor 2026–2027, nxënësit e klasave të para deri në të pesta të shkollave publike pajisen me tekste falas, ndërsa ata të klasave të gjashta deri në të nënta i marrin librat në përdorim falas. Në arsimin e mesëm, nga kjo skemë përfitojnë vetëm kategori të veçanta nxënësish.
Edhe pse tekstet sigurohen falas për një pjesë të nxënësve, blerja e çantës, mjeteve kancelarike, veshjeve dhe këpucëve kërkon një shumë të konsiderueshme. Një çantë standarde kushton rreth 2,500 lekë, ndërsa ato më cilësoret arrijnë deri në 5 mijë lekë, pa përfshirë kuletën e mjeteve shkollore, e cila kushton nga 350 lekë ato të thjeshtat, në 3 mijë lekë ato me të gjitha mjetet e nevojshme brenda.
Më pas vjen mbushja e çantës. Dhjetë fletore kushtojnë rreth 700 lekë, ndërsa lapsat me ngjyra variojnë nga 230 deri në 500 lekë. Me stilolapsat, lapsat, gomën, mprehësen, vizoret, bllokun e vizatimit, dosjet dhe mbështjellëset, vetëm kancelaritë mund të kushtojnë nga 2,500 deri në 4 mijë lekë. Në total, çanta së bashku me mjetet bazë shkollore kërkon të paktën 3,500 deri në 4 mijë lekë në variantin më ekonomik. Për produkte të një cilësie mesatare, fatura llogaritet nga 5,500 deri në 7 mijë lekë.
Por shpenzimet nuk mbyllen me kancelaritë. Një palë atlete për fëmijë kushton nga rreth 1,900 lekë për modelet me ulje dhe arrin deri në 4,900 lekë. Nëse shtohen dy palë pantallona, disa bluza, çorapet dhe një komplet sportiv, vetëm veshjet mund të kërkojnë nga 10 deri në 15 mijë lekë të tjera. Kështu, përgatitja ekonomike e një nxënësi për vitin e ri shkollor nis nga rreth 15 mijë lekë. Për një shportë standarde, që përfshin çantën, kancelaritë, veshjet dhe atletet, shpenzimi mund të arrijë nga 20 deri në 27 mijë lekë. Për një familje me dy fëmijë, fatura e përgatitjes mund të kalojë 40 mijë lekë.
Shqipëria i hap rrugë mbarështimit racor - Kritere të forta për importin dhe tregtimin. Gjoba deri në 5 mijë euro
Në një kohë kur blegtoria paraqet rënie të vazhdueshme si në prodhimin e qumështit ashtu edhe në rënien e krerëve, Shqipëria do të ketë një kuadër të plotë......
BE-ja kërkon fundin e vetos në politikën e jashtme - 11 vende anëtare kërkojnë kalimin nga unanimiteti në shumicën e kualifikuar
Një grup prej 11 vendesh të Bashkimit Europian po kërkon reformimin e mënyrës se si blloku merr vendime për politikën e jashtme, duke propozuar kufizimin e......
Leku forcon peshën në kreditim, euro humbet terren/ 87% e huave të reja për individët u dhanë në monedhën vendase
Kredia e re për individët ka vijuar të zgjerohet gjatë shtatë muajve të parë të vitit, ndërsa të dhënat tregojnë një ndryshim të fortë në monedhën e......
Skema e pensioneve arrin rekord kontributesh - 7-mujori/ Mbi 1.3 miliardë euro nga të punësuarit në vend
Në 7 muaj, mbi 1.2 miliardë euro janë derdhur në arkën e shtetit nga të punësuarit në sektorin privat dhe publik, si kontribut për skemën e sigurimeve......
Franca, tarifa shtesë për Temu dhe Shein - Masat variojnë nga 0.25 euro për një palë çorape, deri në 12 euro për një pallto
Franca filloi, nga e marta, të vendosë masa ndëshkuese ndaj kompanive që përfaqësojnë “skajin më ekstrem të modës së shpejtë”, në përpjekje për të frenuar......
Rumania humbet 770 mln euro nga fondet e BE - Ngërçi politik pengon reformën e pagave në sektorin publik
Rumania pritet të humbasë të paktën 770 milionë euro nga fondet e Bashkimit Europian, pasi partitë kryesore politike nuk arritën të miratojnë në kohë......
Rrugë e re 22 km Roskovec-Lushnje - ARRSH zgjedh projektuesin, oferta fituese 21 mln lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për studimin dhe projektimin e rrugës së re që do të lidhë Roskovecin me Lushnjën. Kompania......
Rritet besimi i bizneseve dhe konsumatorëve - Udhëhiqet nga ndërtimi, tregtia dhe shërbimet
Klima ekonomike në vend është përmirësuar ndjeshëm gjatë muajit gusht, me rritjen e besimit në shumicën e sektorëve të ekonomisë. Treguesi i Ndjesisë......

