Shqipëria Postuar më 21 Maj 2025, 10:36

Strehimi në shifra, më pak fonde në 2024 - Sa familje në nevojë u mbështetën në vitin e kaluar?

Nga Diamila Leka

Strehimi në shifra, më pak fonde në 2024 - Sa familje në

Në një kohë kur strehimi mbetet një ndër sfidat më të mëdha sociale, programi kombëtar “Strehimi”, ka arritur të mbështesë mbi 22 mijë familje në nevojë, pavarësisht kufizimeve buxhetore. Por gjatë vitit 2024, fondet për këtë program u reduktuan nga 1.39 miliardë lekë në 1.19 miliardë lekë.

Objektivi i programit është të sigurojë deri në vitin 2023 strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm për 35 mijë familje që nuk kanë mundësi të përballojë çmimet e tregut. Deri më tani, janë ndihmuar 22.906 familje, çka përfaqëson 65.4 përqind të objektivit kombëtar.

Por cilat janë rezultatet e vitit 2024 nga programi i strehimit?

Referuar bilancit, rezultatet e vitit 2024 janë 5,644 familje përfituan subvencionim të interesave për kreditë ekzistuese, me një financim prej 207.3 milionë lekësh.

Ndër të tjera, 279 familje të tjera u mbështetën për kredi të reja, në vlerën e 89.3 milionë lekësh. 1,945 familje morën ndihmë për pagesën e qirasë në tregun e lirë, ndërsa 294 familje të prekura nga ndërtimi i Unazës së Madhe u mbështetën për qira, me një fond prej mbi 50 milionë lekësh. Ndërkohë, 36 familje përfituan grante të menjëhershme për banesa me kosto të ulët.

Edhe investimet publike në kuadër të programit kanë vijuar, ndonëse me buxhete të reduktuara. Janë realizuar rreth 2 miliardë lekë projekte me financim të brendshëm, dhe afro 500 milionë lekë me financim të huaj. Në total, projektet për strehimin kapën vlerën e 537.6 milionë lekëve.

Por çfarë përfshijnë tre ndërhyrjet kryesore?

Si fillim, fokus do të ketë përmirësimi i infrastrukturës në zonat informale, me një realizim prej 99 për qind, rikonstruksionin e godinave në pronësi të njësive vendore për strehim social, i realizuar plotësisht, si dhe rehabilitimin e banesave për komunitetet më të varfra, me realizim 93 për qind.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat