Shqipëria Postuar më 31 Gusht 2026, 10:59

Skemat, shtyhet deri më 11 Shtator afati për fermerët - Kush nuk dorëzon dokumentacionin shtesë skualifikohet nga përfitimi i fondeve

Nga Elisabeta Dosku

Skemat, shtyhet deri më 11 Shtator afati për fermerët - Kush nuk

Fermerët  që janë shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit për Skemën Kombëtare në Bujqësi 2026, do të kenë afat deri më 11 Shtator 2026 për dorëzimin e dokumenteve për të përfituar mbështetje financiare.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural njofton të gjithë fermerët aplikantë në kuadër të Masave Kombëtare të Mbështetjes nr. 1–7 dhe nr. 9 se, është shtyrë afati për dorëzimin e dokumentacionit shtesë.

Shtyrja e afatit synon t’u krijojë aplikantëve mundësi të mjaftueshme për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar, si dhe të lehtësojë procesin e administrimit dhe verifikimit.

Afati i mëparshëm i vendosur për përfituesit e masave 1 deri në 4, ishte data 10 gusht 2026.

Ndërsa për fermerët  e shpallur fitues në listat e aplikimeve për masat 5 deri në 7 dhe masën 9, afati për plotësimin e kushteve të përfitueshmërisë ishte data 13 gusht 2026.

Aplikantët që nuk plotësojnë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar do të skualifikohen nga skema mbështetëse.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 ka shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë vendin duke regjistruar gjithsej 42.728 aplikime, ndërsa vlera e kërkesave ka arritur në 7.2  miliardë lekë, nga 5,2 miliardë lekë që është fondi i vënë në dispozicion.

Qarku i Fierit kryeson me numrin më të lartë të fermerëve aplikues, i ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Vlora, qarqe që vijojnë të mbajnë peshën kryesore të prodhimit në vend.

Këtë vit Skema Kombëtare u organizua në 12 masa mbështetëse të ndara në 9 masa direkte dhe 3 masa investimesh, duke ofruar mundësi financimi në sektorë të ndryshëm.  Masat direkte përfshijnë 1. Tufën bazë të gjedhit; 2. Tufën bazë të të imtave; 3.Bletarinë; 4. Dosat dhe paradosat; 5.Kontrollin biologjik; 6. Fermat organike;  7. Certifikimin Global G.A.P;  8. Mbështetjen për sipërfaqet e mbjella; 9.Ripopullimin e ujërave të brendshme.

Interesi më i lartë ka qenë për tufën bazë të të imtave me 7236 aplikime, mbarështimin e bletarisë me 7016 aplikime dhe tufën bazë të gjedhit me 6732 aplikime.

Ndërsa 3 masat e investimeve, përfshijnë mbështetjen e fermerëve të rinj deri në 40 vjeç; ndërtimin dhe rikonstruksionin e staneve;  Mekanizimin e bujqësisë.

Këto masa synojnë të mbështesin fermerët në uljen e kostove të prodhimit, rritjen e cilësisë së produkteve, përmirësimin e standardeve të prodhimit dhe nxitjen e praktikave të qëndrueshme bujqësore.

Shqipëria 31 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur muajin gusht negativisht duke mos arritur të rikuperojë humbjen që pësoi përgjatë kësaj periudhe teksa është blerë sot me 79.3......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat