Shqipëria Postuar më 12 Mars 2025, 14:14

Skemat e reja të mbështetjes në bujqësi për 2025-ën - Tarelli: Më shumë përfitues, ja kur çelen fondet IPARD

Nga Alida Lula

Skemat e reja të mbështetjes në bujqësi për

Kur priten të hapen thirrjet për aplikimet në skemën kombëtare për të përfituar subvencion, drejtori i përgjithshëm i Politikave të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Ministrinë e Bujqësisë Irfan Tarelli, ka folur në emisionin GDP në SCAN tv, mbi risitë, kriteret e përfitimit, masën e mbështetjes etj.

Për herë të parë, qeveria ka vendosur të mbështesë fermat e viçave, ku do të jepet pagesë direkte për gjedhët, në vlerën deri në 10 mijë lekë/krerë lopë/mëshqerrë dhe deri në 5 mijë lekë/krerë viça për fermer/aplikant.

Ndërkohë, fermerët do të përfitojnë pagesa cash për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në bujqësi. Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët për të përfituar nga skema e naftës, është posedimi i tokës bujqësore në pronësi ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës.

“Udhëzimi përcakton në detaje jo vetëm afatet, por çdo hallkë të procesit dhe i vjen në ndihmë fermerëve që aplikojnë, ata të kuptojnë qartësisht të gjithë procdurën e ndjekur, dokumentacionin, pra të njihen njësoj si ata që administrojnë gjithë sistemin, kështu njihet dhe fermeri me të njëjtën transparencë. Ne mendojmë që numri i aplikimeve sivjet do të jetë edhe më i madh se vitin e kaluar. Gjatë 2024, ne mbështetëm mbi 67 mijë fermerë, nuk është ezaurur ende numri i fermerëve që duhet të vijnë në skemat tona. Kemi ende potencial dhe një nga qëllimet që ne rishikuam skemat, është të  rrisim numrin e masave mbështetëse, pra të trajtojmë edhe sektorë të tjerë të rëndësishëm prioritar të bujqësisë apo të blegtorisë, të rrisim numrin e përfituesve, shkallën e mbështetjes. Fermerët të sigurojnë më shumë të ardhura, konsumatori jonë të ketë më tepër prodhim vendas, më shumë prodhim të sigurt dhe pse jo, të eksportojmë”- thotë z. Tarelli.

Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklarim. Tarelli ka thënë se prioritet do të kenë grupimet e fermerëve. Gjatë vitit që lamë pas përfituan subvencion mbi 67 mijë fermerë, ndërsa këtë vit objektiv i kësaj ministrie sipas Tarellit, është rritja e numrit të përfituesve.

“Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, , por dhe grupe informale fermerësh, ne i motivojmë që të aplikojnë së bashku dhe në rastin e naftës, kushti është që të mbjellin një kulturë të njëjtë dhe kjo bëhet për të minimizuar efektet negative që vijnë nga fragmentimi I madh I tokës. Ne mundohemi që nëpërmjet një instrumenti të vetëm të kemi impakt pozitiv, në 2-3 aspekte, jo vetëm injektim tek të ardhurat e fermerëve që është qëllimi kryesor i pagesave direkte, por të përfitojmë edhe efekte të tjera pozitive nga grupimet” – ka thënë Tarelli.

Drejtori i Përgjithëm i politikave të bujqësisë në MB, ka folur edhe për çeljen e fondeve të IPARD.

“Është dakordësuar për një plan të përbashkët dhe me përmbushjen e tij, do të ndiqen gjithë procedurat për çeljen sa më shpejt të IPARD III . Agjencia e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, por dhe autoriteti menaxhues dhe NAO, që është zyra që përfaqëson vendin në raport me BE-në, janë duke punuar që të plotësojnë kriteret tashmë të dakordësuara’’- shton Tarelli.

Gjithashtu, qeveria ka prezantuar një instrument të ri bankar me një linjë financimi prej 250 milionë eurosh, për të lehtësuar aksesin në kredi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat