Skema, si do falen detyrimet doganore të bizneseve? - Subjekteve u jepet mundësia të paguajnë një pjesë me këste, shuhen gjobat

Paketa e “paqes fiskale”, përveç detyrimeve tatimore, parashikon edhe shuarjen me kusht e detyrimeve të pagueshme në doganë.
Projektligji i hedhur për konsultim publik, parashikon se për detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate nga data 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, shuhen në masën 50% e taksës doganore, TVSH-së, akcizës, taksave kombëtare që mblidhen nga dogana në rolin e agjentit tatimor, nëse pjesa e mbetur 50% e tyre paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026.
Po ashtu shuhen në masën 25%, e taksës doganore, TVSH-së, akcizës, taksave kombëtare që mblidhen nga dogana në rolin e agjentit tatimor, nëse pjesa e mbetur 75% e tyre paguhet me këste mujore të barabarta brenda datës 31.12.2026.
Në rastet e mësipërme gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.
Ndërsa në rastin kur është paguar principali dhe subjekti ka detyrime të papaguara vetëm gjoba dhe kamatvonesa në llogarinë e tij, falen gjobat dhe kamatëvonesat.
Po ashtu, shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet e pagueshme në doganë që i përkasin periudhës nga data 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, me kusht që detyrimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë brenda datës 31.12.2026.
Gjithashtu, fshihen të gjitha detyrimet e mbetura pa paguar deri në vlerën 1.500 lekë për subjektet që nuk kanë detyrime të tjera.
Drafti në fjalë, parashikon fshirjen e të gjitha detyrimet e individëve debitorë për të cilët nuk ka informacion për numrin e identifikimit (ID), nuk është bërë njoftimi për detyrimin për mungesë identifikimi dhe nuk ka Vendim për Rikuperim me Forcë të Borxhit, përfshirë këtu edhe individët që kanë zhdoganuar automjete me NIPT-in/NUIS-in e përgjithshëm A000000A.
Brenda datës 31.12.2026, organet përkatëse fshijnë/shuajnë nga regjistrat e tyre kontabël dhe nga llogaria e tatimpaguesit debitor detyrimet që fshihen/shuhen sipas këtij ligji.
Ligji i shtrin efektet nga data 1 janar 2026, deri në datë 31.12.2026.
Elon Musk, 1 trilion USD nga Tesla - Aksionerët miratojnë planin dhe mbështesin vizionin e CEO-s
CEO ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, fitoi miratimin e aksionerëve për pagën më të lartë në historinë e korporatave. Investitorët mbështetën vizionin e tij......
Marrëveshje për tunelin hekurudhor ndërkufitar - Maqedoni e Veriut-Bullgari, synohet forcimi i pozitës strategjike
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe operimin e përbashkët të një tuneli hekurudhor ndërkufitar, që......
Trump pranon “fajin” - “Amerikanët po paguajnë më shumë për shkak të tarifave”
Presidenti Donald Trump pranoi për herë të parë se konsumatorët amerikanë po paguajnë më shumë për mallrat për shkak të tarifave doganore që ai ka vendosur.......
Rreth 196 milionë euro shkojnë për e-qeverisjen/ Buxheti për modernizimin dhe përmirësimin e qeverisjes online rritet ndjeshëm
Infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike. Tashmë kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është shitur......
IA “keqinterpreton” lajmin - Asistentët digjitalë “shtrembërojnë” përmbajtjen në 45% të rasteve
Një hulumtim i ri ka zbuluar se asistentët e inteligjencës artificiale, që tashmë për shumë njerëz përbëjnë burimin kryesor të informacionit, shpesh......
Shëndetësia, buxhet rekord 82 mld lekë - Më shumë akses, rimbursim dhe investime
Shëndetësia merr peshën kryesore në projektbuxhetin 2026 me 82 mld lekë, rreth 2 mld lekë më shumë se një vit më parë. Fondet mbulojnë të gjithë zinxhirin e......
Greqia, numër rekord dalje në pension - Rreth 200,000 aplikime të reja deri në tetor. “Lëkundet” tregu i punës
Një numër rekord pensionimesh pritet këtë vit në Greqi, pasi deri javën e kaluar ishin dorëzuar më shumë se 190,000 aplikime të reja në Entin e Përbashkët të......





