Rajoni Postuar më 7 Nëntor 2025, 10:36

Marrëveshje për tunelin hekurudhor ndërkufitar - Maqedoni e Veriut-Bullgari, synohet forcimi i pozitës strategjike

Nga Kristi Ceta

Marrëveshje për tunelin hekurudhor ndërkufitar - Maqedoni e

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe operimin e përbashkët të një tuneli hekurudhor ndërkufitar, që synon të forcojë lidhjet e transportit mes dy vendeve fqinje.

Marrëveshja u firmos nga zëvendëskryeministri dhe ministri bullgar i Transportit dhe Komunikimeve, Grozdan Karadzhov, dhe homologu i tij maqedonas, Aleksandar Nikolovski.

Ministri bullgar e përshkroi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe, duke theksuar se tuneli do të plotësojë lidhjen hekurudhore që mungon mes dy vendeve dhe do të përmirësojë transportin mes Detit të Zi dhe Detit Adriatik.

Ai tha se tuneli prej 2,4 kilometrash do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe do të forcojë integrimin me rrjetet e transportit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Nga ana tjetër, homologu i Maqedonisë së Veriut theksoi rëndësinë strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike të tunelit si për Ballkanin, ashtu edhe për Evropën. Ai shtoi se projekti merr rëndësi të veçantë në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, pasi korridori hekurudhor do të mbështesë operacionet e NATO-s dhe do të ndihmojë Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial.

Sipas burimeve zyrtare, aksi nga Bellakovca në Kriva Palankë është në ndërtim e sipër, ndërsa punimet për përgatitjen e aksit të tretë, nga Kriva Palanka deri në kufirin me Bullgarinë, po përshpejtohen.

 

Shqipëria 7 Nëntor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat