Sistem performance për bashkitë - Demo: Granti, bazuar në zbatimin e planeve

Bashkitë kanë shënuar progres në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet europiane.
Gjatë konferencës ku u prezantua sistemi i matjes së performancës së bashkive, Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo u shpreh se për vitin 2026, granti i performancës do të jepet sa i takon zbatimit të planeve që kanë hartuar bashkitë.
“Të ardhurat nga burimet e veta të bashkive kanë arritur në 44.4 miliardë lekë në vitin 2024, duke u trefishuar krahasuar me vitin 2015. Të ardhurat nga taksa e pasurisë janë rritur me 84.6%, nga 3.9 miliardë lekë në vitin 2015 në 7.2 miliardë lekë në vitin 2024. Sot të 61 bashkitë e vendit janë të pajisura me dokumente planifikimi strategjik dhe gati për projektet e fondeve europiane. Ky mekanizëm nuk është thjesht financim, por një ushtrim real europian.”
Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri:
“Performanca e pushtetit vendor po përmirësohet por në këtë raport dalin edhe sfida që duhen adresuar. Sistemi që është vendosur për matjen e perfomances dhe granti janë shumë te rëndësishëm për të rritur transparencën dhe cilësinë e shërbimeve publike. Ne shumicën e rasteve këto plane u bënë në mënyrë të pavarur. Ky është një hap i rëndësishëm drejt maturimit dhe lidershipit të pushtetit vendor dhe kjo tregon që bashkitë janë të gatshme për ta zhvilluar vetë vetën e tyre dhe jemi të inkurajuar që planet bashkiake janë në një hap me politikat qendrore. Kështu Shqipëria po përgatitet edhe më mirë për integrimin në BE. Po shohim që qeverisje që bazohet tek performanca dhe kjo sjell vendime në bazë të dhënave dhe financim në bazë të rezultateve”.
Në konferencë u njoftua gjithashtu nisjen e bashkëpunimit me INSTAT dhe institucionet e tjera për ngritjen e një sistemi të integruar të të dhënave vendore, që do të shërbejë si bazë për vendimmarrje dhe matje të performancës në vite.
Emergjencat civile, fondi të jepet sipas riskut - Çako: Ka nisur vlerësimi sipas bashkive. Mos të shpërndahet vetëm në bazë projektesh
Fondi për emergjencat civile duhet të shpërndahet sipas riskut që ka secila bashki dhe jo sipas projekteve. Në Komisionin Parlamentar për Çështjet e......
Pse bizneset shqiptare nuk përdorin financimin kolektiv? - Bajraktari: Mungon ligji dhe kultura e sipërmarrjeve
Crowdfunding, ose financimi kolektiv është një nga mënyrat më moderne të financimit të bizneseve dhe testimit të ideve të reja, po përdoret gjithnjë e më......
Cilat janë kërkesat e biznesit për qeverinë? - Jaka: TVSH për ushqimet 7%, ulje e tatimit për shitjen e pronave
Sipërmarrja kërkon një sërë lehtësisht fiskale të cilat do ta bënin atë konkurruese dhe do të ulnin ndjeshëm kostot. Gjatë dëgjesës në Komisionin e......
Serbi, rafineria e naftës NIS ndalon punën - Sanksionet amerikane rrezikojnë furnizimet dhe stabilitetin e tregut vendas
Operacionet në rafinerinë e naftës NIS, që është në pronësi ruse, janë ndërprerë për shkak të mungesës së furnizimeve me naftë të papërpunuar, raportuan......
11.1 mln vizitorë të huaj për 10 muaj/ Në tetor, fluksi më I madh erdhi nga Europa Jugore
Muaji tetor ka shënuar një tjetër rekord për turizmin dhe lëvizjet ndërkufitare, duke konfirmuar ritmin e qëndrueshëm të rritjes që Shqipëria ka njohur gjatë......
Bonusi i pensionistëve, kur nis shpërndarja? - Ibrahimaj: Do të jetë i njëjtë si i vitit të kaluar
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se që nga 1 dhjetori, do të nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për të gjithë......
Ervin Demo: Të ardhurat e bashkive janë trefishuar, granti i performancës ishte sukses
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike......
Investimet jashtë Kosovës rriten me 55% - Shkak, burokracia, mungesa e digjitalizimit dhe çmimet e larta të energjisë
Bizneset kosovare po zgjerojnë gjithnjë e më shumë aktivitetin e tyre jashtë vendit, duke parë mundësi më të sigurta dhe më fitimprurëse në tregjet e......





