Investimet jashtë Kosovës rriten me 55% - Shkak, burokracia, mungesa e digjitalizimit dhe çmimet e larta të energjisë

Bizneset kosovare po zgjerojnë gjithnjë e më shumë aktivitetin e tyre jashtë vendit, duke parë mundësi më të sigurta dhe më fitimprurëse në tregjet e rajonit. Ky trend reflektohet qartë edhe në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të cilat tregojnë rritje të ndjeshme të investimeve direkte jashtë vendit.
Sipas BQK-së, gjatë gjysmës së parë të këtij viti, investimet direkte të kosovarëve jashtë Kosovës arritën në 166.6 milionë euro - një rritje prej 55% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur shuma ishte 107 milionë euro.
Për krahasim, vlera e këtyre investimeve ishte 59.1 milionë euro në vitin 2020, u rrit në 100.3 milionë euro në vitin 2021 dhe vazhdoi të ngjitej deri në 224.3 milionë euro në vitin 2024.
Sipas Institutit për Studime të Avancuara - GAP në Prishtinë, vetëm vitin e kaluar kosovarët investuan mbi 80 milionë euro në Shqipëri, ndërsa në vitin 2023 mbi 95 milionë euro. Në Mal të Zi, ndërkaq, investimet e tilla në vitin 2024 kapën vlerën e 18.2 milionë eurove.
Ekspertët dhe përfaqësuesit e bizneseve e shohin si shqetësuese rritjen e investimeve jashtë Kosovës. Ata paralajmërojnë se ky trend mund të intensifikohet, nëse nuk merren masa urgjente. Sipas tyre, burokracia, mungesa e digjitalizimit dhe çmimet e larta të energjisë po i shtyjnë bizneset drejt tregjeve të tjera.
Ata rikujtojnë edhe daljen e kompanive të mëdha në tregun e hapur të energjisë, më herët këtë vit. Kjo ka bërë që çmimi i rrymës për to të shtrenjtohet dhe ato të bëhen më pak konkurruese në treg, krahasuar me vendet e rajonit.
Përveç daljes së kapitalit financiar, Kosova humb edhe nga të ardhurat doganore, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, tatimi mbi fitimin e korporatave, si dhe tatimet dhe kontributet pensionale, të cilat përfundojnë në shtetet ku kompanitë operojnë.
Për më tepër, këto biznese shpesh kthehen edhe si konkurrentë të drejtpërdrejtë në tregun vendor.
Varësia e Kosovës nga importi, ndërkaq, vazhdon të rritet. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar importet kapën vlerën e mbi 6 miliardë eurove, ndërsa eksportet rreth 900 milionë euro.
Ekspertët kërkojnë mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorin privat, veçanërisht për industrinë prodhuese, si dhe digjitalizim të shërbimeve përmes modelit “one stop shop”.
Nuk ndalen pagesat në euro me AIPS - Në 10 muaj u procesuan 323 mijë transaksione. Kursime të mëtejshme për qytetarët
Me AIPS, SEPA dhe së shpejti sistemin instant payment, pagesat po bëhen gjithnjë e më të thjeshta, më të shpejta dhe më të lira. Sipas të dhënave nga Banka e......
SHBA vendos kushtet - Do të ulë tarifat e çelikut nëse BE lehtëson rregullat digjitale
Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, tha se Uashingtoni mund të ulë tarifat mbi çelikun dhe aluminin evropian, por vetëm nëse evropianët bien......
Kryesojmë rajonin për njohjen e financimeve të BE-së/ Jo vetëm pro-Europë, por shqiptarët të informuar. Serbët, pa informacion
Të dhënat e Anketës Vjetore 2025 tregojnë një diferencë të fortë mes vendeve të rajonit sa i përket njohjes së mbështetjes financiare të Bashkimit Europian.......
Amerikanët “hezitojnë” për Black Friday - Priten shpenzime më të ulëta, për shkak të tarifave tregtare
Një numër rekord amerikanësh do të dalin për blerje këtë të premte me rastin e “Black Friday”, por shpenzimet e tyre pritet të jenë më të kufizuara, pasi......
Digjitalizimi i bujqësisë/ AZHBR: Vendoset në funksion sistemi europian LPIS!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) po vijon me ritme të shpejta procesin e digjitalizimit të sektorit bujqësor, duke ngritur dhe vënë në......
Forcohet ndjeshëm Paundi britanik - Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon edhe këtë të martë të mos regjistrojë luhatje të ndjeshme të kuotës pasi është blerë këtë mëngjes me 83.2 lekë dhe është shitur me......
BE, mbi 72 mln njerëz në rrezik varfërie - 16.2% e popullsisë së bllokut. Si renditen shtetet evropiane?
Më shumë se 72 milionë njerëz në BE u klasifikuan si “në rrezik varfërie” në vitin 2024, që përfaqëson 16.2% të popullsisë. Norma e “rrezikut të varfërisë”......
“IA po transformon blerjet dhe pagesat” - Agjentët virtualë do të rekomandojnë produktet më të mira për konsumatorët
Kompania financiare amerikane Affirm, që ofron shërbimet “bli tani, paguaj më vonë”, paralajmëroi se inteligjenca artificiale do të transformojë blerjet,......





