Shqipëria Postuar më 25 Nëntor 2025, 09:35

Forcohet ndjeshëm Paundi britanik - Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Forcohet ndjeshëm Paundi britanik - Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan vijon edhe këtë të martë të mos regjistrojë luhatje të ndjeshme të kuotës pasi është blerë këtë mëngjes me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.2 lekë në raport me një ditë më parë.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka pësuar lëvizje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë edhe sot në raport me ditën me hënë me 96.2 lekë dhe është shitur me 97 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Franga zvicerane edhe ajo nuk ka shënuar lëvizje të vlerës krahasuar me ditën e djeshme teksa është blerë këtë të martë me 103 lekë dhe është shitur me 104 lekë.

Paundi britanik sakaq ka pasur një rritje të vlerës ditën e sotme teksa është blerë me 108.9 lekë dhe është shitur me 110.2 lekë krahasuar me ditën që lamë pas referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat