Emergjencat civile, fondi të jepet sipas riskut - Çako: Ka nisur vlerësimi sipas bashkive. Mos të shpërndahet vetëm në bazë projektesh

Fondi për emergjencat civile duhet të shpërndahet sipas riskut që ka secila bashki dhe jo sipas projekteve. Në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes është diskutuar projektbuxheti i vitit 2026 lidhur me mbrojtjen ndaj fatkeqësive natyrore.
Aktualisht, fondi për emergjencat civile shpërndahet sipas projekteve. Bashkitë me rrezik të lartë që janë më të vogla, kanë buxhet më të kufizuar. Si rrjedhojë, deputetët kanë propozuar që të shmanget situata ku bashkitë e mëdha edhe më të pasura nuk arrijnë dot të shpenzojnë këtë fond, ndërsa ato më vogla që kanë edhe më shumë nevojë mbeten pa fonde që në verë.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako u shpreh se ka nisur vlerësimi i riksut në secilën bashki.
Ai u ndal edhe në problematikat e shkaktuara ditët e fundit nga reshjet, ku theksoi se bashkitë më të prekura nga Saranda, Delvina dhe Finiqi.
“Tre bashkitë më të prekura janë aktualisht, Saranda, Delvina dhe Finiqi ku ëstë përqendruar i gjithë kapaciteti i forcave operacionale për t'i ardhur në ndihmë banorëve që kanë pasur dëmtime të konsiderueshme. Janë dëmtuar disa ura dhe një prej argjinaturave kryesore”, tha Çako.
Fatkeqësitë natyrore nga të cilat preket më shumë Shqipëria janë përmbytjet, pastaj zjarret, tërmetet dhe ortekët e borës.
Pse bizneset shqiptare nuk përdorin financimin kolektiv? - Bajraktari: Mungon ligji dhe kultura e sipërmarrjeve
Crowdfunding, ose financimi kolektiv është një nga mënyrat më moderne të financimit të bizneseve dhe testimit të ideve të reja, po përdoret gjithnjë e më......
Cilat janë kërkesat e biznesit për qeverinë? - Jaka: TVSH për ushqimet 7%, ulje e tatimit për shitjen e pronave
Sipërmarrja kërkon një sërë lehtësisht fiskale të cilat do ta bënin atë konkurruese dhe do të ulnin ndjeshëm kostot. Gjatë dëgjesës në Komisionin e......
Serbi, rafineria e naftës NIS ndalon punën - Sanksionet amerikane rrezikojnë furnizimet dhe stabilitetin e tregut vendas
Operacionet në rafinerinë e naftës NIS, që është në pronësi ruse, janë ndërprerë për shkak të mungesës së furnizimeve me naftë të papërpunuar, raportuan......
11.1 mln vizitorë të huaj për 10 muaj/ Në tetor, fluksi më I madh erdhi nga Europa Jugore
Muaji tetor ka shënuar një tjetër rekord për turizmin dhe lëvizjet ndërkufitare, duke konfirmuar ritmin e qëndrueshëm të rritjes që Shqipëria ka njohur gjatë......
Bonusi i pensionistëve, kur nis shpërndarja? - Ibrahimaj: Do të jetë i njëjtë si i vitit të kaluar
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se që nga 1 dhjetori, do të nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për të gjithë......
Ervin Demo: Të ardhurat e bashkive janë trefishuar, granti i performancës ishte sukses
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike......
Investimet jashtë Kosovës rriten me 55% - Shkak, burokracia, mungesa e digjitalizimit dhe çmimet e larta të energjisë
Bizneset kosovare po zgjerojnë gjithnjë e më shumë aktivitetin e tyre jashtë vendit, duke parë mundësi më të sigurta dhe më fitimprurëse në tregjet e......
Nuk ndalen pagesat në euro me AIPS - Në 10 muaj u procesuan 323 mijë transaksione. Kursime të mëtejshme për qytetarët
Me AIPS, SEPA dhe së shpejti sistemin instant payment, pagesat po bëhen gjithnjë e më të thjeshta, më të shpejta dhe më të lira. Sipas të dhënave nga Banka e......





