Sistem për identifikimin e parcelave të tokës - Çfarë është LIPS? Kod unik për çdo parcelë, dalin në pah sipërfaqet djerrë
Në Shqipëri së shpejti do të implementohet Sistemi i Identifikimit të Parcelave të Tokës (LIPS), duke i dhënë zgjidhje problematikave me mbivendosjen e hartave.
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka nisur bashkëpunimin me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në kuadër të projektit EU4PropertyRights, për vënien në jetë të këtij sistemi i cili është kyç për administrimin e tokave bujqësore, lehtësimin e regjistrimit të parcelave dhe sigurimin e pagesave të sakta e të drejta për fermerët.
Por çfarë është konkretisht LIPS? LIPS (Sistemi i Identifikimit të Parcelave të Tokës) është një sistem gjeoinformativ (GIS) që përdoret për të identifikuar, regjistruar dhe menaxhuar parcelat e tokës bujqësore.
Ky sistem është pjesë thelbësore e Politikës së Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian (CAP) dhe shërben për të garantuar që subvencionet bujqësore jepen vetëm për tokat që përmbushin kushtet e përcaktuara.
Por si funksionon? Çdo parcelë toke e kultivueshme ka një identifikues unik (ID) në sistem. Parcelat regjistrohen në një hartë digjitale, zakonisht përmes imazheve satelitore ose fotografive ajrore. Të dhënat përfshijnë: Sipërfaqen (në hektarë) Vendndodhjen gjeografike (koordinatat); Tipin e kulturës bujqësore; Pronarin ose përdoruesin e tokës.
Qëllimet kryesore të LIPS janë menaxhimi i subvencioneve bujqësore; Kontrolli dhe transparenca mbi përdorimin e tokës; Zbulimi i mbivendosjeve ose deklarimeve të rreme të parcelave; Planifikimi i qëndrueshëm i burimeve bujqësore.
Në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit, LIPS përdoret nga agjencitë e bujqësisë për të regjistruar tokat bujqësore të fermerëve, për të kontrolluar nëse një parcelë është e përshtatshme për pagesa direkte dhe për t’u siguruar që të mos ketë deklarime të dyfishta për të njëjtën sipërfaqe.
Nga ana tjetër ky sistem do të shërbejë edhe për identifikimin dhe futjen në prodhim sipërfaqet e lëna djerrë.
Sipas të dhënave të FAO dhe INSTAT, Shqipëria ka aktualisht rreth 698 mijë hektarë tokë bujqësore gjithsej. Prej tyre, rreth 25-30 % vlerësohet të jenë tokë djerrë ose që nuk shfrytëzohen rregullisht për bujqësi.

Sa lekë harxhojmë për duhan dhe alkool? Edukimi dhe shëndetësia mbeten në plan të dytë, pas “veseve”
Të dhënat më të fundit për shpenzimet mujore mesatare të familjeve shqiptare tregojnë një panoramë domethënëse mbi prioritetet ekonomike dhe sociale. “Scan......

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, mes gjeopolitikës e meritës - Unioni, vëmendje maksimale në rajon. Si dhe pse ndryshoi kjo qasje?
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, këto ishin disa nga fjalët e Presidentes së Komisionit Evropian në ditën e parë të Forumit të......

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One
ALBSIG, pjesë e Grupit Kastrati, mirëpriti përfaqësues të mediave në ambientet e reja në ndërtesën ikonike Downtown One, ku u zhvillua një konferencë për......

Rekord vizitorësh në sitet kulturore dhe historike - Kryeministri Rama: Rritje me 57% krahasuar me vitin e kaluar
Numri i vizitorëve të huaj në sitet tona kulturore dhe historike, po njeh gjithnjë e më shumë rritje. Kryeministri Edi Rama, bën të ditur me anë të një......

“Nuk ka kohë për të pritur”! - Von der Leyen në Malin e Zi u bën thirrje investitorëve
"Mali i Zi ka potencial të jashtëzakonshëm, por investimet në ekonomi ende nuk e kanë arritur këtë potencial", tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula......

1 në 7 shpikje në Gjermani, nga emigrantët - Studimi: Po kontribuojnë gjithnjë e më shumë në zhvillimin e vendit
Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), një numër gjithnjë e në rritje i patentave në Gjermani vijnë nga njerëz me prejardhje të huaj. Në vitin 2022,......

Tranzicioni energjetik i Greqisë, në rrezik - Cilat janë pengesat që kërcënojnë objektivat e vitit 2030?
Varësia e tepërt nga panelet fotovoltaike dhe zhvillimi i ngadaltë i teknologjive të reja apo sistemeve të ruajtjes së energjisë po rrezikojnë të ardhmen e......

Nga 1 Janari 2026 nis rivlerësimi i pasurive - Ndërtuesit: Të qartësohet “vlera e tregut”! Efekti të shtrihet deri në Dhjetor
Shoqata e Ndërtuesve ka sugjerime sa i takon projektvendimit për rivlerësimin e pasurive, i cili është aktualisht në fazë konsultimi publik. Sipas draftit,......