Siguria, ndërhyrje në disa akse rrugore - ARRSH hap tenderët me fond total limit 587 mln lekë, ja akset në 3 rajone
Me një fond limit prej 587 milionë lekësh, Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon të ndërhyjë në përmirësimin e sinjalistikës dhe elementëve të sigurisë rrugore në disa nga akset kryesore të vendit.
Sipas dokumenteve të tenderit, projektet parashikojnë përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, ndriçimit dhe elementëve të tjerë të sigurisë, siç janë sinjalet e largësisë metrike. Ndërhyrjet do të konsistojnë në rifreskimin, plotësimin apo shtimin e elementëve që mungojnë ose janë dëmtuar ndër vite.
Ndërhyrjet rrugore do të shtrihen në disa akse, të ndara në tre rajone kryesore. Në Rajonin Verior ndërhyrja do të përfshijë segmentet Milot–Hani i Hotit, Milot–Lezhë–Shkodër, Qafë Mali–Fierzë dhe Qafë Bualli–Ura e Cerenecit. Në Rajonin Qendër Perëndim (Tiranë) projektet do të zbatohen në akset Bishti i Zhurit–Elbasan, Cerrik–Belsh, Belsh–Kosovë e Vogël, Fier Shegan–Kozarë, City Park–Durrës dhe Banjë–Gramsh. Ndërkohë, në Rajonin Jugor Gjirokastër, ndërhyrjet do të fokusohen në rrugët Tepelenë–Gusmar–Kuç, Qeparo–Ura e Laskos, Ura e Leklit–Këlcyrë–Përmet, Levan–Kufi Mallakastër, etj.
Sipas ARRSH, projekti është hartuar mbi bazën e vlerësimeve të specialistëve të projektimit, por edhe në konsultim me përfaqësues të Policisë Rrugore, për të adresuar të gjithë faktorët që ndikojnë në sigurinë rrugore. Autoriteti Rrugor thekson se këto ndërhyrje janë të shpejta dhe me ndikim të menjëhershëm, duke kontribuar në uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e përvojës për përdoruesit vendas dhe të huaj të rrugëve.

Gjermania planifikon krjijimin e Kupolës Kibernetike - Berlini i kërkon ndihmë Izraelit për të forcuar mbrojtjen digjitale
Gjermania synon të shtojë partneritetin me Izraelin për të forcuar mbrojtjen kibernetike. Berlini planifikon krijimin e një Kupole për të ndalur sulmet......

Shqipëria bëhet më pak paqësore/ Indeksi: Përkeqësohemi në pikëzim dhe në renditje për vitin 2025
“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2025 tregon se Shqipëria është bërë më pak paqësore, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar dhe po ashtu është ka rënë......

Gjermanët në Kosovë, italianët në Shqipëri/ Gjeografia e vizitorëve mes dy vende paraqet diferenca
Turizmi është kthyer në një nga sektorët më dinamikë dhe me rritjen më të shpejtë në rajon, sidomos gjatë viteve të fundit pas përfundimit të pandemisë.......

Valët e nxehtësisë përfshijnë Evropën Jugore - Temperaturat mbi 40°C shtojnë rrezikun e zjarreve
Valët e të nxehtit në Evropën Jugore kanë sjellë temperatura ekstreme në Evropën Jugore. Ekspertët paralajmërojnë se këto ngjarje po bëhen gjithnjë e më të......

Tarifat e Trump “trondisin” industrinë britanike - Prodhimi i makinave arrin nivelin më të ulët në 76 vjet
Prodhimi i makinave në Mbretërinë e Bashkuar ra në nivelin më të ulët që nga viti 1949, kryesisht për shkak të tarifave amerikane. Marrëveshja e re me......

Zjarret shkaktuan 16.75 mln euro dëme në pyje - Deri më tani flakët kanë shkumbuar gati 2800 hektarë
Temperaturat po rriten, dhe së bashku me to, po rritet edhe dëmi nga zjarret që po përfshijnë mijëra hektarë pyje në Shqipëri. Sipas të dhënave të European......

Kanadaja anulon taksën digjitale për SHBA-në - Synon të çojë përpara bisedimet tregtare me Uashingtonin
Kanadaja anuloi taksën digjitale 3% ndaj kompanive të teknologjisë amerikane, për të shmangur përplasjen tregtare me Shtetet e Bashkuara. Ky vendim erdhi......

A krijon realisht vende pune turizmi për të rinjtë? Po! Punësimi rritet ndjeshëm në muajt e verës dhe bie sapo mbaron sezoni
Çdo verë, bregdeti shqiptar po gjallërohet gjithmonë e më shumë. Rrugët mbushen, restorantet punojnë pa pushim, dhe dhomat e hoteleve prenotohen javë......