Shqipëria Postuar më 17 Dhjetor 2024, 13:19

Si do të luftohen mashtrimet me taksat? - Plani i ri strategjik i tatimeve 2024-2028 me 4 shtylla kryesore

Nga Elisabeta Dosku

Si do të luftohen mashtrimet me taksat? - Plani i ri strategjik i tatimeve

Administrata tatimore ka prezantuar planin strategjik 2024-2028 i cili synon ndërtimin e një "Administrate të zgjuar dhe moderne”.

Plani fokusohet në katër shtylla kryesore: Rritjen e efiçencës së mbledhjes së të ardhurave tatimore duke nxitur përmbushjen vullnetare; Modernizimin e sistemeve dhe proceseve të administratës tatimore; Progresin organizativ dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzor; Integrimin në BE dhe përafrimin me standardet europiane.

Sa i takon shtyllës së parë, synohet të ndërhyhet në gjurmimin e mashtrimeve tatimore, evidentimin e rasteve të konsumimit të elementëve të veprave penale dhe dërgimi i autorëve para organeve të Drejtësisë dhe/ose marrja e masave administrative përkatëse.

Ndër masat e tjera përmendet kontrolli tatimor i përqendruar tek tatimpaguesit, risqet dhe sektorët ekonomikë të cilët kanë gjeneruar humbje të konsiderueshme në buxhetin e shtetit; Zhvillimi i metodave të reja të analizimit të të dhënave në mënyrë elektronike gjatë kontrollit tatimor duke u mbeshtetur gjërësisht në të dhënat e fiskalizimit; Përmirësimi i kapaciteteve në kontrollin e produkteve me risk të lartë tatimor me qëllim verifikimin elektronik të të dhënave në zinxhirin e transaksioneve; Përdorimi i qasjes për parandalimin e mashtrimeve tatimore mbështetur në monitorimin dhe komunikimin e vazhdueshëm me tatimpaguesit, në mënyrë që të stimulojnë korrigjimin vullnetar dhe në kohë të sjelljes jo të rregullt; Përmirësimi i kapaciteteve për analizimin e deklarimeve të tatimpaguesve degë të shoqërive shumëkombëshe dhe gjithashtu mbajta në vëmendje e riskut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; Zhvillimi i teknikave të reja të kontrollit tatimor për individët me të ardhura të larta, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e efektivitetit të tyre.

Sa i takon shtyllës dy për modernizimin e proceseve të administratës tatimore, parashikohet të merren një sërë masash, që nga implementimi i deklaratave të reja të Tatimit në Burim dhe DIVA; Digjitalizimi i deklarimit të vendushtrimit të aktivitetit nga tatimpaguesi dhe pronësia e vendushtrimit të aktivitetit; automatizimi i proceseve të kontrollit tatimor si dhe reduktimi i kohës së miratimit të shumës për rimbursim. Aktualisht mesatarja është 35 ditë synimi është 25 ditë.  Shtylla e tretë dhe e katërt përqendrohen në masa konkrete që synojnë të fuqizojnë punonjësit e administratës tatimore si dhe përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......