Shqipëria Posted on 2024-12-13 11:11:00

Shqipëria e Kosova, Liderë në Rajon për Transfertat personale - Përgjatë vitit 2023, totali i dërgesave ka arritur në rreth 1.18 mld euro

From Hamit Yzeiraj

Shqipëria e Kosova, Liderë në Rajon për Transfertat

Përgjatë tre viteve të fundit, Shqipëria dhe Kosova kanë ndjekur një ecuri të ngjashme në transfertat personale të dërguara.

Vitin e kaluar, Shqipëria regjistroi transferta me vendet e Bashkimit Europian me një vlerë që arrin 1.18 miliardë euro, ndërsa Kosova arriti pak më shumë, duke konfirmuar rëndësinë e këtyre flukseve për ekonomitë e të dyja vendeve.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, pas Serbisë, e cila përfiton nga popullsia dhe numri më i madh i emigrantëve, Shqipëria dhe Kosova zënë vendet e para në rajon për sa i përket transfertave me vendet e BE-së.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë përfituar përkatësisht 310 milionë dhe 330 milionë euro gjatë vitit të shkuar, shifra që janë vetëm 30% e totalit të regjistruar nga Shqipëria.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, transfertat në Shqipëri përfaqësojnë 5.4%, ndërsa në Serbi ky tregues është 6.1%. Kosova dallon ndjeshëm në rajon, me një përqindje prej 13.4%, duke treguar varësinë e saj më të madhe nga këto flukse financiare.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë publikoi fluksin e remitancave për 3-mujorin e tretë të vitit 2024, që regjistroi shifër rekord me rreth 262 milionë euro të dërguara nga emigrantët shqiptarë për familjarët e tyre.

Shqipëria pritet që nga viti I ardhshëm të regjistrojë rritje të transfertave me vendet e tjera pasi nga muaji prill do të jetë zyrtarisht pjesë e zonës gjeografike të skemave të Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA).

Nëpërmjet këtij sistemi, një emigrant shqiptar në Evropë e ka më lirë dhe më të thjeshtë që të dërgojë para’ për familjen e tij në Shqipëri.

Scan Life 2024-12-12 Edel Strazimiri

You can now buy a car on Amazon!

Assuming you want a new Hyundai specifically, you can now buy the car on Amazon. The online retailer has launched its much-anticipated automotive service......

Live TV

Latest news
Shqipëria 2026-05-27 Scan TV

Transparency Board sets new fuel prices

  The Transparency Board has set new ceiling prices for fuel trading in the country this Tuesday, May 27, 2026. According to the decision taken at the next......

All news

Most visited

Shqipëria 2026-05-27 Scan TV

Transparency Board sets new fuel prices

  The Transparency Board has set new ceiling prices for fuel trading in the country this Tuesday, May 27, 2026. According to the decision taken at the next......