Shqipëria do të prodhojë mjete detare ushtarake/ Nënshkruhet marrëveshja. Forcohet bashkëpunimi strategjik me Italinë

Është finalizuar me nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme bashkëpunimi, një tjetër hap strategjik për modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe zhvillimin e industrisë vendase të mbrojtjes.
Shoqëria “Kayo” sh.a, e cila operon në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, me produkte dhe shërbime për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe tregjet ndërkombëtare, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë italiane Fincantieri, aktualisht ndërtuesi më i madh i anijeve tregtare dhe ushtarake në Evropë. Ky partneritet i hap rrugë prodhimit në Shqipëri të mjeteve lundruese detare, jo vetëm për nevojat e vendit, por edhe për eksport në tregjet ndërkombëtare.
"Ajo që e bën këtë marrëveshje, një marrëveshje të veçantë është edhe ajo që tha drejtuesi i lartë i Fincantierit, duke nënvizuar, duke theksuar se bota e kantiereve po ndryshon dhe kjo marrëveshje kërkon që të përcaktojë pikërisht një vullnet dhe një vizion për të shoqëruar këtë ndryshim me diçka të re, diçka të veçantë, diçka speciale, e cila sigurisht do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare këtu në territorin tonë dhe që do të shërbejë dhe në përgjithësi për botën e re të kantiereve për inovacionin e saj dhe për atë që ajo sjell.
Nga ana tjetër, kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë, për vajzat e djemtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të jenë të parët, të cilët do të kontaktohen dhe do të ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur për të qenë nesër dhe jo në një të ardhme të largët, por në një të ardhme shumë të afërt pjesëmarrës, të kësaj shoqërie të re ekselence në territorin e tyre, pra në qytetin e tyre të lindjes dhe ata sigurisht do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit nga profesionistët e Fincantieri-t dhe do të arsimohen si në Itali, pikërisht aty ku Fincantieri ka dhe shpirtin e saj, bazën e saj, por edhe në Shqipëri, në Pashaliman ku ky shpirti i dytë themi do të marri jetë së shpejti," saqroi kryeministri.
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, theksoi se ky bashkëpunim sjell vlera të shumta strategjike për vendin.
“Nga ky bashkëpunim ka disa vlera strategjike që arrihen. Shqipëria bëhet një bazë e re europiane e “Fincantieri- t” për anijet e vogla dhe të mesme. Fincanteri zgjeron kapacitetin prodhues në Shqipëri dhe “Kayo” pozicionohet si një partner i besueshëm industrial me një arkitekturë ndërkombëtare. Modeli i biznesit është që mbi 90% e klientëve janë ndërkombëtarë, klientë ekzistues të “Fincantier-it,” theksoi Nufi.
Projekti parashikon krijimin e një kantieri të ri në Pashaliman, ku pritet të punësohen rreth 400 persona. Ky investim konsiderohet një gur themeli për zhvillimin industrial të vendit, duke nxitur njëkohësisht punësimin e të rinjve dhe rritjen e kapaciteteve vendase në teknologji të avancuar.
Elbasanllinjtë shtojnë “borxhet” më shumë se të tjerët/ Huamarrja rritet në të gjithë vendin, por Tirana mban “pjesën e luanit”
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia për individët vijoi rritjen në tremujorin e parë të vitit 2026. Në fund të kësaj periudhe, totali i huave......
“Paqja Fiskale, në fuqi brenda majit” - Ministri Malaj: Shumë shpejt do të dalim me aktet nënligjore
“Ligji i “Paqes Fiskale” do të nisë të zbatohet brenda muajit maj”. Deklarata është bërë nga ministri i Financave, Petrit Malaj, pas mbledhjes së qeverisë, i......
OBP në workshop-in ndërkombëtar të BERZH, Shqipëria drejt prokurimit të gjelbër dhe social
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) mori pjesë në një workshop ndërkombëtar të organizuar nga BERZH në Poloni, i fokusuar në zbatimin e kritereve të......
“Pavarësi energjetike për Evropën” - Von der Leyen: Të rrisim furnizimin me energji të pastër dhe të prodhuar në vend
Bashkimi Evropian duhet të shpejtojë për të arritur pavarësinë energjetike, përballë rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse fosile. Gjatë një fjalimi në......
“Siguria në punë”, nis fushata e ndërgjegjësimit në ndërtim - Manjani: Duhet të investoni, detyrim për integrimin ne BE
Gjatë muajit Maj, Inspektorati Kombëtar i Punës do të nisë një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi në sektorin e ndërtimit për zbatimin e kushteve të shëndetit......
Ku po rritet më shumë vlera e pronave në Tiranë? Korridoret e zhvillimit dhe rregullat e bankave po ridrejtojnë kërkesën
Zhvillimi më i rëndësishëm i zonimit në Tiranë është zbatimi i vazhdueshëm i Planit të Përgjithshëm Vendor “Tirana 2030”, i cili vijon të udhëzojë se ku mund......
Më pak kursime në banka në mars - BSH: Depozitat zbresin në 1.49 trilionë lekë. Qytetarët përdorin më shumë para’ për konsum
Marsi nuk solli më rritje të kursimeve, por një hap të vogël pas. Pas një janari të fortë dhe një shkurti më të qetë, të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë......
Kashar-Lekaj, gati nënshkrimi i kontratës - Fitues i koncesionit 35-vjeçar, bashkimi i 7 kompanive. Investimi, 474.9 mln euro, pa TVSH
Tre vjet nga shpallja e fituesit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është gati të nënshkuajë kontratën koncesionare për aksin Kashar – Lekaj, pjesë e......


