Më pak kursime në banka në mars - BSH: Depozitat zbresin në 1.49 trilionë lekë. Qytetarët përdorin më shumë para’ për konsum

Marsi nuk solli më rritje të kursimeve, por një hap të vogël pas. Pas një janari të fortë dhe një shkurti më të qetë, të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë nisur të tërheqin lehtësisht nga paratë e tyre në banka, duke i rikthyer ato në përdorim.
Sipas të dhënave të Banka e Shqipërisë, në fund të muajit mars, totali i depozitave arriti në rreth 1.49 trilionë lekë.
Krahasuar me shkurtin, kjo është një rënie e vogël, me rreth 0.5%. Pra, shqiptarët nuk po shtojnë më kursimet me të njëjtin ritëm si në janar, madje një pjesë e tyre duket se po përdoren për shpenzime të përditshme apo investime.
Po ku mbahen këto para? Pjesa më e madhe vazhdon të jetë në lekë, por edhe këtu ka një rënie. Depozitat në monedhën vendase ranë me rreth 6 miliardë lekë gjatë marsit. Rënia vërehet sidomos te llogaritë rrjedhëse, që janë ato para që qytetarët i përdorin më shpesh për pagesa dhe shpenzime. Kjo tregon se gjatë këtij muaji është përdorur më shumë likuiditet.
Edhe depozitat në valutë (si euro apo dollarë) kanë rënë lehtë, me rreth 2 miliardë lekë. Megjithatë, nuk ka ndonjë ndryshim të madh në preferencat e qytetarëve, ata vazhdojnë t’i mbajnë kursimet në të njëjtën mënyrë si më parë, pa lëvizje të forta nga një monedhë në tjetrën.
Nëse shohim kush kursen më shumë, familjet dhe individët mbeten sërish grupi kryesor. Ata mbajnë pjesën më të madhe të depozitave në banka. Edhe pse ka disa luhatje të vogla nga një muaj në tjetrin, kursimet e tyre mbeten në nivele të larta. Nga ana tjetër, bizneset po lëvizin më shpesh paratë e tyre, çka lidhet me aktivitetin ekonomik dhe pagesat që kryejnë.
Në përgjithësi, marsi tregon një vazhdim të uljes së lehtë që nisi pas janarit. Nuk kemi të bëjmë me një rënie të fortë, por me një normalizim të situatës. Niveli i depozitave mbetet i lartë, çka është një shenjë pozitive për stabilitetin e sistemit bankar dhe për faktin që qytetarët dhe bizneset ende kanë një bazë të qëndrueshme kursimesh.
Kashar-Lekaj, gati nënshkrimi i kontratës - Fitues i koncesionit 35-vjeçar, bashkimi i 7 kompanive. Investimi, 474.9 mln euro, pa TVSH
Tre vjet nga shpallja e fituesit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është gati të nënshkuajë kontratën koncesionare për aksin Kashar – Lekaj, pjesë e......
Italia mund të zgjasë uljen e akcizës për karburantet - Meloni kërkon rregulla më të buta buxhetore nga BE
Italia mund të zgjasë përtej 1 majit një ulje të akcizave mbi karburantet, si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar familjet dhe bizneset të përballen me......
Rritje e lehtë në tregun valutor – Forcohen Dollari, Paundi dhe Euro
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë të mërkurë me 81.2 lekë......
Individët shtyjnë ritmin e huadhënies në mars/ Kredia e re arriti në 39.9 miliardë lekë, me rritje prej 10.5%
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 958.5 miliardë lekë në Mars të vitit 2026, me një rritje të......
Kosova, sërish në zgjedhje pas krizës presidenciale - Procesi i tretë në 15 muajt e fundit. Pritet të zhvillohen në fillim të qershorit
Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin e vendit pasi partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje edhe pas katër tentativave të njëanshme vetëm brenda......
Lancohet fushata kombëtare në ndërtim: “Vende Pune të Shëndetshme”
Siguria në punë në sektorin e ndërtimit hyn në një fazë të re angazhimi institucional. Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka lancuar......
Linjat ajrore thellojnë krizën - Shkak, mungesa e karburantit për avionë
Linjat ajrore evropiane po përballen me mungesa të mëdha karburanti për avionët, ndërsa konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme ka ndërprerë furnizimin......
Pasaportë përkujtimore me portretin e Trump - Pjesë e festimeve për 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do të prodhonte një numër të kufizuar pasaportash përkujtimore që mbajnë një portret të Donald Trump, shembulli më i......


