OBP në workshop-in ndërkombëtar të BERZH, Shqipëria drejt prokurimit të gjelbër dhe social

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) mori pjesë në një workshop ndërkombëtar të organizuar nga BERZH në Poloni, i fokusuar në zbatimin e kritereve të qëndrueshmërisë (ESG) në prokurimin publik, një nga prioritetet kryesore të reformimit të këtij sektori në nivel europian dhe më gjerë.
Gjatë këtij aktiviteti, OBP u prezantua si një histori suksesi në përfshirjen e kritereve mjedisore dhe sociale në procedurat e prokurimit publik në Shqipëri. Drejtuesja e institucionit, znj. Arlinda Pogaj dhe përfaqësues të tjerë të OBP ndanë përvojën konkrete mbi mënyrën se si standardet e qëndrueshmërisë janë integruar në dokumentet e tenderave, në specifikimet teknike dhe në kriteret e vlerësimit, duke synuar jo vetëm rritjen e eficiencës në përdorimin e fondeve publike, por edhe ndikimin pozitiv në mjedis dhe shoqëri.
Në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e prokurimit të gjelbër dhe social si një instrument kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe sfidat praktike që lidhen me zbatimin e këtyre kritereve në vende të ndryshme. Workshopi shërbeu si një platformë e vlefshme për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Polonia, Lituania dhe Ukraina.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe prokurimeve në kushte emergjente dhe në kohë lufte, ku përfaqësuesit e Ukrainës ndanë sfidat dhe mekanizmat e përdorur për të garantuar vijimësinë e furnizimeve publike dhe transparencën në procedura, pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme.
Pjesëmarrja e OBP në këtë workshop vjen në vijim të angazhimit të institucionit për të harmonizuar praktikat e prokurimit publik në Shqipëri me standardet më të avancuara ndërkombëtare, duke forcuar transparencën, konkurrencën dhe përgjegjshmërinë në këtë sektor.
“Pavarësi energjetike për Evropën” - Von der Leyen: Të rrisim furnizimin me energji të pastër dhe të prodhuar në vend
Bashkimi Evropian duhet të shpejtojë për të arritur pavarësinë energjetike, përballë rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse fosile. Gjatë një fjalimi në......
“Siguria në punë”, nis fushata e ndërgjegjësimit në ndërtim - Manjani: Duhet të investoni, detyrim për integrimin ne BE
Gjatë muajit Maj, Inspektorati Kombëtar i Punës do të nisë një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi në sektorin e ndërtimit për zbatimin e kushteve të shëndetit......
Ku po rritet më shumë vlera e pronave në Tiranë? Korridoret e zhvillimit dhe rregullat e bankave po ridrejtojnë kërkesën
Zhvillimi më i rëndësishëm i zonimit në Tiranë është zbatimi i vazhdueshëm i Planit të Përgjithshëm Vendor “Tirana 2030”, i cili vijon të udhëzojë se ku mund......
Më pak kursime në banka në mars - BSH: Depozitat zbresin në 1.49 trilionë lekë. Qytetarët përdorin më shumë para’ për konsum
Marsi nuk solli më rritje të kursimeve, por një hap të vogël pas. Pas një janari të fortë dhe një shkurti më të qetë, të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë......
Kashar-Lekaj, gati nënshkrimi i kontratës - Fitues i koncesionit 35-vjeçar, bashkimi i 7 kompanive. Investimi, 474.9 mln euro, pa TVSH
Tre vjet nga shpallja e fituesit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është gati të nënshkuajë kontratën koncesionare për aksin Kashar – Lekaj, pjesë e......
Italia mund të zgjasë uljen e akcizës për karburantet - Meloni kërkon rregulla më të buta buxhetore nga BE
Italia mund të zgjasë përtej 1 majit një ulje të akcizave mbi karburantet, si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar familjet dhe bizneset të përballen me......
Rritje e lehtë në tregun valutor – Forcohen Dollari, Paundi dhe Euro
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë të mërkurë me 81.2 lekë......
Individët shtyjnë ritmin e huadhënies në mars/ Kredia e re arriti në 39.9 miliardë lekë, me rritje prej 10.5%
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 958.5 miliardë lekë në Mars të vitit 2026, me një rritje të......


