“Siguria në punë”, nis fushata e ndërgjegjësimit në ndërtim - Manjani: Duhet të investoni, detyrim për integrimin ne BE

Gjatë muajit Maj, Inspektorati Kombëtar i Punës do të nisë një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi në sektorin e ndërtimit për zbatimin e kushteve të shëndetit dhe sigurisë në punë, duke u konsideruar si një ndër sektorët më me risk. Fushata do të shoqërohet me intensifikim të kontrolleve në terren, shpërndarje të materialeve informuese dhe angazhim të drejtpërdrejtë me subjektet ndërtuese dhe përfaqësuesit e punëmarrësve, me synimin për të ulur numrin e aksidenteve, për të rritur zbatimin e standardeve ligjore dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.
Sink/ Eljo Muçaj, Drejtor i Përgjithshëm i Inspektoratit Shtetëror të Punës
“Fushata shtihet gjatë gjithë majit në të gjithë vendin dhe më pas do të pasohet me kontrolle inspektuese dhe marrjen e masave të nevojshme administrative nëse bizneset nuk kanë plotësuar detyrimet.“
E pranishme në aktivitet, Zv.Ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, theksoi se investimi në shëndetin dhe sigurinë në punë nuk duhet parë si kosto për bizneset, pasi është edhe detyrim për Integrimin në Bashkimin Europian.
“Duhet ta konsiderojmë këtë takim si një gur të parë kilometrik për të afruar sektorin që preket në mënyrë të drejtpërdrejtë nga direktivat e BE, për të rritur ndërgjegjësimin se çfarë investimesh duhet të bëjnë në ambientin e punës. Investimi në sigurinë në punë nuk duhet të shihet si kosto, por si investim afatgjatë për mirëqenien e qytetarëve dhe shëndetin e biznesit.”
Në aktivitet morën pjesë gjithashtu Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, dhe Erjon Harizaj, Kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe kompanive të ndërtimit, duke e kthyer këtë nismë në një platformë të përbashkët angazhimi për një sektor ndërtimi më të sigurt.
Ku po rritet më shumë vlera e pronave në Tiranë? Korridoret e zhvillimit dhe rregullat e bankave po ridrejtojnë kërkesën
Zhvillimi më i rëndësishëm i zonimit në Tiranë është zbatimi i vazhdueshëm i Planit të Përgjithshëm Vendor “Tirana 2030”, i cili vijon të udhëzojë se ku mund......
Më pak kursime në banka në mars - BSH: Depozitat zbresin në 1.49 trilionë lekë. Qytetarët përdorin më shumë para’ për konsum
Marsi nuk solli më rritje të kursimeve, por një hap të vogël pas. Pas një janari të fortë dhe një shkurti më të qetë, të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë......
Kashar-Lekaj, gati nënshkrimi i kontratës - Fitues i koncesionit 35-vjeçar, bashkimi i 7 kompanive. Investimi, 474.9 mln euro, pa TVSH
Tre vjet nga shpallja e fituesit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është gati të nënshkuajë kontratën koncesionare për aksin Kashar – Lekaj, pjesë e......
Italia mund të zgjasë uljen e akcizës për karburantet - Meloni kërkon rregulla më të buta buxhetore nga BE
Italia mund të zgjasë përtej 1 majit një ulje të akcizave mbi karburantet, si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar familjet dhe bizneset të përballen me......
Rritje e lehtë në tregun valutor – Forcohen Dollari, Paundi dhe Euro
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë të mërkurë me 81.2 lekë......
Individët shtyjnë ritmin e huadhënies në mars/ Kredia e re arriti në 39.9 miliardë lekë, me rritje prej 10.5%
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 958.5 miliardë lekë në Mars të vitit 2026, me një rritje të......
Kosova, sërish në zgjedhje pas krizës presidenciale - Procesi i tretë në 15 muajt e fundit. Pritet të zhvillohen në fillim të qershorit
Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin e vendit pasi partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje edhe pas katër tentativave të njëanshme vetëm brenda......
Lancohet fushata kombëtare në ndërtim: “Vende Pune të Shëndetshme”
Siguria në punë në sektorin e ndërtimit hyn në një fazë të re angazhimi institucional. Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka lancuar......


