Shkarkime të kontrolluara në kaskadën e Drinit - 700 metër kub/sekondë. Bashkia Shkodër është në koordinim me KESH

Reshjet e dendura të shiut që kanë prekur të gjithë territorin e vendit kanë sjellë prurje të shumta edhe në kaskadën e lumit Drin.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thekson se në këtë kaskadë kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.
Aktualisht, po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit. Këto shkarkime janë të monitoruara dhe menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve.
Sipas kryeministrit Rama, Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë. Ndërsa, deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë.
20 milionë euro shpërndahen për fermerët - AZHBR kalon këstin e dytë të pagesave, përfitues 65 mijë fermerë
Kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025 është kaluar brenda datës 31 dhjetor, në përputhje me procedurat......
Dhjetori mbyllet me mbi 3 mijë vendime legalizimi - ASHK: Procesi vijon në të gjithë vendin
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë muajit dhjetor, 3 mijë e 81 qytetarë në të gjithë territorin e vendit janë pajisur me vendim......
Barka tërësisht elektrike - Me një gjatësi 23 metra kushton të paktën 268,000 dollarë
Duke lundruar përgjatë Liqenit Mead, një rezervuar i vendosur rreth 30 minuta në juglindje të Las Vegasit, barka Arc Sport EV ofron një pamje të një të......
“5 herë më shumë inteligjencë artificiale” - Drejtori i Nvidia: Gjenerata e ardhshme e çipave, në “prodhim të plotë”
Drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang, tha se gjenerata e ardhshme e çipave të kompanisë është në “prodhim të plotë”. Ai shtoi se mund të ofrojnë pesë......
Roma priti një numër rekord pelegrinësh - 33.5 milionë persona për Vitin e Shenjtë Katolik
Rreth 33.5 milionë pelegrinë erdhën në Romë në vitin 2025 për Vitin e Shenjtë Katolik, thanë zyrtarët e Vatikanit dhe ata italianë, duke shënuar një numër......
Çmimet e banesave u shtrenjtuan 25% - Në komunën Qendër të Shkupit 1 metër katror arriti në 3 mijë euro
Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar çmimet e banesave në Maqedoninë e Veriut u shtrenjtuan me 25% në bazë vjetore, tregojnë të dhënat e publikuara nga......
Si u prit rritja e pagës minimale nga biznesi? - Zekja: Pritet shtimi i kostove të prodhimit me 15%
Vendimi për rritjen e pagës minimale po ngre shqetësime te bizneset, të cilat paralajmërojnë për një efekt zinxhir në strukturën e kostove. Edhe pse qeveria......
Zgjerim dhe modernizim në nënstacionin e Tiranës - OST hap garën, synohet furnizim i qëndrueshëm
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e garës për zgjerimin e nënstacionit elektrik Tirana 1, një nga pikat më të rëndësishme të furnizimit......


